LipjaniPress

LDK – Presidentit: Po bën fushatë nëpër shkolla

Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar një reagim ndaj, siç e quan partia, përfshirjes së Presidentit Hashim Thaçi në fushatën zgjedhore.
LDK-ja përmes komunikatës për media kërkojnë nga Presidenti Hashim Thaçi, “që të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkollat e Kosovës”.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Nisja e turneut të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nëpër shkolla të ndryshme, gjoja për t’i vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit, janë përpjekje e tij për t’i dalë në ndihmë fushatës së koalicionit të mesnatës, për krijimin e të cilit, një rol të rëndësishëm ka luajtur ai.

Praktikat e mëhershme të trajtimit të padinjitetshëm të mësimdhënësve nëpër fushata zgjedhore, sikur rasti në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit, të aplikuara nga Thaçi, kanë dëmtuar reputacionin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Për të mos e degraduar tërësisht këtë institucion, i kërkojmë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkollat e Kosovës.

Këtë kërkesë e bëjmë për të evituar shkeljen kushtetuese, të cilën do të ishim të detyruar ta adresonim.

Duke e parë humbjen e sigurt të koalicionit të mesnatës, Thaçi po përpiqet që të ndryshojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për të shkapur shtetin dhe institucionet.

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi ndërhyn tek institucionet e pavarura për t’i krijuar favore partisë së tij – PDK-së. Thaçi ka qenë pengesa kryesore gjatë procesit të shkapjes së Doganave të Kosovës, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së drejtorit. Qytetarët e Kosovës e dinë se pas shkapjes së Doganave dhe Administratës Tatimore nga Qeveria e drejtuar nga LDK-ja, të hyrat në arkën e shtetit u shtuan 400 milionë euro. Këto mjete edhe më parë kanë mundur të inkasohen po të kishte vullnet politik.

Më shumë sesa për fushatën e tij mbështetëse ndaj koalicionit të mesnatës, mësimdhënësit kanë nevojë të përqendrohen në përmbylljen me sukses të vitit shkollor.

Duke qenë të përkushtuar për ta mbështetur reformimin dhe forcimin e sistemit arsimor, të degraduar nën menaxhimin e Thaçit si ish-kryeministër dhe bashkëpartiakëve të tij në koalicionin e mesnatës, ne u bëjmë thirrje të gjithë garuesve në këto zgjedhje ta lënë arsimin dhe mësimdhënësit të qetë nga diktatet partiake.

Ne ju bëjmë thirrje oponentëve tanë politikë, duke përfshirë edhe Thaçi si i rreshtuar kah koalicioni i mesnatës, që të mos keqpërdorin taksat e qytetarëve për qëllime elektorale.

Në programin tonë për arsimin, ne ofrojmë zgjidhjen për rritjen e cilësisë së arsimit dhe garantojmë se rezultatet e testit PISA do t’i takojnë të kaluarës.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Islanda kërkon emigrantë, ja mundësitë

lipjanipress

Haradinaj: Mustafa është i lodhtë, Kurti s’e kupton qeverisjen

lipjanipress

Përfaqësuesi i Kim Jong Un: Koreja e Veriut mund ta shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba! Kujdes

lipjanipress

Flakadon Gani Banushi: kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

Greqia rinis garën e armatimit me Turqinë, 5 miliardë euro shpenzime

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërimin e voglushes Elsa Sopa

lipjanipress

Urdhri i Trump-it për dëbimin e myslimanëve nga SHBA i detyron ata të kthehen në Irak

lipjanipress

Të hënën Kryesia, për seancën e Kuvendit parashihen dy interpelanca të kryeministrit

lipjanipress

Thaçi dhe kryediplomati norvegjez i shijojnë bashkë birrat e Prishtinës

lipjanipress

Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

lipjanipress
Skip to toolbar