Pal Lekaj, shef i GP të AAK-së, në fjalimin e tij para deputetëve, duke komentuar largimin e kryeministrit Mustafa nga salla, tha se shpreson të mos kthehet më në atë kolltuk.
Ai ia numëroi dështimet e Qeverisë “Mustafa”, që janë në vijë me ato të partive tjera opozitare.
“Meqë kryeministri e lëshoi sallën, kolltukun e nuk mundi të duroj, dhashtë zoti që të mos kthehet më në këtë Kuvend, po i them kryeministrit që qytetarët ballafaqohen me gjashtë orë pa rrymë. E përmendi shëndetësinë, i them që me mijëra pacientë janë sot duke u shëruar jashtë vendit. E përmendi punësimin, i them që 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin”, ka thënë Lekaj.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: