Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Lipjan ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në fshatin Gadime. Pjesëmarrja masive e banorëve nga fshati Gadime ishte dëshmi e palëkundur se fitorja e Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe kandidatit tonë për kryetar të komunës së Lipjanit, z. Selatin Retkoceri është e pashmangshme, po aq sa edhe e domosdoshme për Lipjanin.
Në hapjen e fushatës, kandidati për kryetar z. Selatin Retkoceri shpalosi programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zotimet për një qeverisje të përgjegjshme, profesionale, transparente, zhvillimore e në shërbim të qytetarëve.
Qytetarët e komunës së Lipjanit, e në këtë rast banorët e Gadimes janë përballur me një qeverisje larg qytetarëve, të papërgjegjshme e jo trasparente, të cilët të vetmin preokupim kishin interesin e tyre personal dhe të grupit të tyre.
Më Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje dhe z. Selatin Retkocerin kryetar të komunës, komuna e Lipjanit do të u kthehet qytetarëve përmes vendimmarrjes së përbashkët, ofrimit të shërbimeve efikase për të gjithë qytetarët, zhvillim ekonomik lokal, arsim cilësor dhe të depolitizuar, e shëndetësi për të gjithë dhe të përkushtuar./LipjaniPress.com//
Me mendje e me zemër për Lipjanin!