LipjaniPress

Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan:PËRKRAHJA E MADHE PËR PROGRAMIN E LËVIZJES VETËVENDOSJE! DHE KANDIDATIN SELATIN RETKOCERI – GARANCË PËR FITORE

Lipjani

Çdo ditë e më tepër dhe ende pa filluar fushata parazgjedhore, mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e saj për kryetar të komunës së Lipjanit, z. Selatin Retkocerin po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme.
Si asnjëherë më parë, zgjedhjet e 22 tetorit po shihen si një mundësi për t’i dhënë Lipjanit ndryshimin që e meriton, zhvillimin dhe mirëqenien që nuk e ka pasur deri më tani, qeverisjen e drejtë e transparente, e mbi të gjitha profesionale, duke përfshirë profesionistët, intelektualët dhe biznesmenët më të mirë e më të suksesshëm të komunës sonë. Prandaj, mobilizimi i intelektualëve, artistëve, studentëve, profesionistëve e biznesmenëve për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Selatin Retkoceri ka përfshirë të gjitha sferat e shoqërisë së komunës sonë.
Pas aderimeve, anëtarësimeve dhe mbështetjeve të hapura të ditëve të fundit, gjatë ditës së sotme, kandidati ynë dhe kryetari i komunës nga 23 tetori, z. Selatin Retkoceri mori përkrahje edhe nga biznesmeni i njohur nga komuna e Lipjanit z. Bekim Brestovci, i cili është një biznesmen i jashtëzakonshëm e i suksesshëm. Z. Bekim Brestovci ka organizuar dhe udhëheqë edhe një shoqatë të njohur të bizneseve. Përvoja e Bekim Brestovci, që po ashtu ka qenë ish nxënës i z. Selatin Retkoceri është një mundësi e mirë dhe për të cilën ka gatishmëri që të na ndihmojë në daljen nga kriza ekonomike dhe papunësia e lartë në Lipjan.
Pa dyshim që mbështetja e hapur e Bekim Brestovci është motivim dhe inkurajim shtesë për të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por veçmas për kandidatin z. Selatin Retkoceri, i cili po angazhohet më përkushtim që Lipjanit dhe qytetarëve të saj t’i ofrojë një qeverisje zhvillimore, të drejtë, transparence dhe profesionale. Mbështetja e sotme, si dhe përkrahjet tjera që na kanë ardhur më herët si: Prof.dr. Skender Ahneti, Prof.dr.Vehbi Imeri, Prof.dr. Shaip Bytyqi, Prof.dr. Hazir Qadraku, Mr.sc. Donat Rexha, Mr.sc. Ramiz Hoxha, Mr.sc.Ardian Olluri, Mr.sc. Islam Haliti si dhe edhe shumë e shumë të tjerë, të cilëve u kërkojmë ndjesë që nuk po arrijmë që t’i përmendim secilin, janë dëshmi e sigurt se koncepti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati z. Sellatin Retkoceri janë zgjidhja e vetme për një Lipjan ndryshe, një Lipjan siç e kemi dëshiruar dhe siç e meritojmë të gjithë së bashku.
Një qeverisje e ndershme, me ekspertët më të mirë dhe në funksion të zhvillimit e modernizimit të komunës së Lipjanit është i mundur vetëm me bashkëpunimin me intelektualët dhe profesionistët më të mirë të komunës sonë. Kur koncepti i drejtë dhe zhvillimor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëhet bashkë me ekspertët më të mirë dhe kandidatin më të përgatitur dhe më të përkushtuar, fitorja është e sigurt dhe Lipjani do të ndryshojë./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nga sot ndërpres aktivitetin tim politikë në PDK.

lipjanipress

LDK-Lipjan prezanton Sllovin disa pamje më herët dhe tani.

lipjanipress

Njoftim: Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK)

lipjanipress

LDK-Lipjan: Smallusha i thotë PO kryetarit Imri Ahmeti dhe LDK-së

lipjanipress

450 mijë euro për ndërtimin e Stadiumit në Lipjan

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

Hajriz Rashiti zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2018 (FOTO)

lipjanipress

Kryesuesja Vlora Limani-Hajnuni seancën e të Mërkures e quan të përfunduar.(VIDEO)

lipjanipress

MS Quality dhuron 3 paleta pije freskuese gjatë ndeshjes KF-Ulpiana VS KF-2 Korriku(FOTO)

lipjanipress

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

lipjanipress

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË RIBAR TË MADH DHE ZLLAKUQAN

lipjanipress

40,000.00 euro për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në fshatin Bujari

lipjanipress
Skip to toolbar