Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e ka nisur fushatën e vet parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Francë, me dy sulme ndaje islamit radikal dhe globalizmit.
Le Pen, kandidate e Frontit Nacional të Francës, tha sot para përkrahësve të vet në Lion se globalizimi është duke i mbytur komunitetet duke ia zënë frymën dalëngadalë, transmeton Express.
Partia e saj ka premtuar se do t’iu ofrojë francezëve një referendum për anëtarësinë e Francës në BE, nëse dështojnë bisedimet për rinegocimin e kushteve.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill, në njërën nga garat më të hapura në dekadat e fundit.
E presidenti socialist në largim, Francois Hollande, ka thënë se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë.
Duke iu referuar një sulmi me thikë gjatë kësaj jave në muzeun e Parisit “Louvre”, Le Pen paralajmëroi kundër islamit radikal, duke thënë se ai e ka pikturuar një pamje të erret të Francës “nën pendën e fundamentalizmit islamik ku gratë do ta kishin të ndaluar hyrjen në një kafiteri apo të vishnin fustane të shkurtra”.