Lipjanipress

Limaj: Serbia po bën hajgare me Thaçin dhe Mustafën

Lajme

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi ndërmjet Kosovës e Serbisë i planifikuar për ditën e nesërme në Bruksel është iniciuar nga pala kosovare.
Pjesëmarrjen e presidentëve të vendit, ai e ka quajtur vazhdimësi e ditarit të vjetër të dialogut dhe se ata sipas Limajt, në fakt janë njerëz që kanë qenë pjesë e këtij dialogu që në fillim.

Kreu i Nismës ka thënë se deri më sot zhvillimet Kosovë – Serbi në Bruksel janë realizuar me papërgjegjësi nga pala kosovare, dhe produkti kësaj është treni, muri e arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Jemi të shqetësuar me këtë qasje të drejtuesve të këtij vendi të cilëve nuk i intereson ndjeshmëria e qytetarëve tanë. Drejtuesit e këtij vendi në vend se të diskutojnë në parlament për këto çështje ata po shkojnë Bruksel”, ka thënë Limaj për Klan Kosovën.

“Sot janë takuar shefat e grupeve parlamentare për ta mbledhur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me atë se çfarë po ndodhë në vendin tonë. Këta tanët po bëjnë shaka dhe po luajnë me vendin e tyre.”, ka shtuar kreu i Nismës.

“Qeveritarët lejojnë që në mënyrë të turpshme të tallen nga shteti serb”, ka përfunduar Limaj.express

Facebook Comments

Related posts

Aksident në Vushtrri, lëndohen gjashtë femra

lipjanipress

Behgjet Pacolli Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën shkruan ne facebook.

lipjanipress

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli