Të premten në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur takimi parë i Grupit të Grave të Komunës së Lipjanit. Gjyste Dabaj, zyrtare për barazi gjinore në Lipjan në bashkëpunim me kryesuesen e Grupit të Grave Linda Shahini kanë zhvilluar një asamblistët e reja të zgjedhura për mandatin 4 vjeçar, ku dhe kanë prezantuar punën dhe aktivitetet e deritashme të Grupit të Grave.
Gjatë këtij takimi u vendos që kryesuesja e deritanishme Linda Shahini pas sukseseve të shumta që ka treguar si kryesuese e këtij grupi të jetë edhe për një periudhë udhëheqëse e Grupit të Grave të Komunës së Lipjanit si dhe Mimoza Karameta të jetë nënkryetare.
Në fund anëtaret e Grupit bashkë me Kryesuesen Linda Shahini mbetën qe ti bashkërendisin aktivitetet e përbashkëta, në mënyrë që gruaja lipjanase të jetë zë edhe më i fuqishëm.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: