Që nga orët e hershme të mëngjesit ndërrmarës dhe qytetarë të ndryshëm kanë ndihmuar me të holla për shërimin e të riut Sejdi Smajlin i cili ka nevojë për trajtim emergjent jashtë vendit, njofton Lipjanipress.
Ndërkohë që aksioni pritet që edhe nesër dhe ditëve në vijim të vazhdon, qytetarë të shumtë do të vazhdojnë të ndihmojnë me të holla për të arritur shumën prej 120.000 mijë euro.
Organizatorët kanë numëruar të gjitha te hollat dhe kanë treguar se deri më tani janë grumbulluar rreth 40 mijë euro, të holla këto të grumbulluara brenda pak orësh.
Aksioni do të vazhdoj edhe nesër duke filluar nga ora 09:00 në sheshin ”Adem Jashari” në Lipjan, tenda është e vendosur afër restorant ”Pishat”.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: