LipjaniPress

Liria e medias, Kosova renditet e 82’ta

Lajme Lipjani

“Reporterë pa kufij” prezantoi raportin për lirinë e shtypit 2017. Në të gjithë botën vihet re një përkeqësim i gjendjes së lirisë së shtypit. Shqipëria renditet në këtë raport e 76-a, Kosova e 82-a, Maqedonia e 111-a.
Retorika armiqësore kundër medias e politikanëve udhëheqës, ligjet më të ashpra, por edhe influenca e politikës edhe në vende demokratike kanë sjellë përkeqësimin e gjendjes së mediave në të gjithë botën. Ky është konkluzioni i organizatës “Reporterë pa kufij” në raportin e publikuar, 2017.

Nënvlerësim i medias

Në vende si SHBA, Polonia dhe Britania e Madhe liderë të politikës e shfaqin hapur përçmimin që kanë për gazetarët. Përkeqësimin e gjendjes e ka shkaktuar edhe sjellja e paskrupullt ndaj medias e qeverive të vendeve si Egjipti, apo Burundi. Në Turqi po ashtu është përkeqësuar gjendja e gazetarëve dhe medias, pas një vale të pashembullt represioni që nga përpjekja për puç ushtarak verën e kaluar. Ndërsa në vendet e krizës apo aty ku luftohet, si Siria, Jemeni apo Libia gazetarët ndeshen me kërcënimin për jetën. Në vende të tjera grupet islamiste, si “Shteti Islamik” kërcënojnë rregullisht jetën e gazetarëve si Afganistan, ku talibanët vranë vitin e kaluar 10 gazetarë gjatë punës.

Kreu i organizatës “Reporterë pa kufij”, Michael Rediske është shprehur, se “shokuese është që edhe në vendet demokratike ka kufizime të pavarësisë së medias dhe punës së gazetarëve, në vend që liria e shtypit të mbahet lart, si një vlerë themelore.”

Përkeqësim në vendet demokratike

Shqetësim paraqet gjendja edhe në SHBA që renditet në vendin e 43 këtë vit. Nga gjysma e dytë e vitit të kaluar janë shtuar proceset juridike kundër gazetarëve investigativë dhe “zbuluesve” të skandaleve në SHBA. Presidenti Donald Trump me fyerjet e pandalura ndaj mediave kritike distancohet nga një traditë e vjetër e SHBA-së si mbrojtësja e lirisë së shtypit, kritikon organizata “Reporterë pa kufij”.

Edhe në Francë gazetarët ndeshen me fyerje të politikanëve gjatë fushatës zgjedhore, vëren raporti. Ndërsa në Poloni, qeveria nacional-konservatore ka vënë nën kontroll televizionin publik, thuhet në raportin e “Reporterëve pa kufij”. Më shumë se 22 gazetarë kanë humbur punën, që nga ndërrimi i pushtetit në Poloni. Hungaria po ashtu ulet në renditje, dhe kritikohet fakti, që në tetor 2016 një oligark i afërt me qeverinë bleu grupin mediatik “Mediaworks”, tek i cili dy javë më parë u mbyll gazeta opozitare “Nepszabasag” dhe ku bëjnë pjesë 12 gazeta rajonale e një gazetë sportive.

Vendin e parë në listë për gjendjen e mirë të lirisë së shtypit e zë Norvegjia dhe vendet nordike renditen pas saj, si Suedia e Finlanda. Gjermania renditet e 16-ta, pranë Luksemburgut dhe Sllovakisë. Rusia nuk ka ndryshuar renditje, ajo vazhdon të zënë vendin e 148-të në renditje dhe organizata kritikon faktin, që qeveria vepron ashpër kundër mediave kritike.

Renditja e Europës Juglindore

Në rajonin e Europës Juglindore përkeqësim ka pasur Kroacia, që ka humbur 11 vende, duke u renditur e 74-a. Organizata kritikon faktin që qeveria kroate vitin e kaluar hoqi nga puna drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, HRT dhe e zëvendësoi atë me një proqeveritar.

Shqipëria renditet në vendin e 76, me një përmirësim prej 6 pikësh, krahasuar me vitin e kaluar, kur renditej në vendin e 82-të. Edhe Kosova ka një përmirësim të lirisë së shtypit, ajo renditet këtë vit në vendin e 82, ndërsa vitin e kaluar zinte vendin e 90-të. Maqedonia zë vendin e 111-të, megjithë një përmirësim me 7 pikë nga viti i kaluar. Megjithatë në grafikën globale të lirisë së shtypit vendet e Ballkanit janë të ngjyrosura me ngjyrën e portokallisë që tregon se këto vende ka probleme të ndjeshme me lirinë e shtypit. Vendet ku gjendja është e lirisë së shtypit është e kënaqshme kanë një renditje me ngjyrë të verdhë, ato me gjendje të mirë, zbardhojnë./DW/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Përkujtohet heroi i kombit Ismet H. Asllani në Lipjan.

Press Lipjani

ISH NËNKRYETARI I DEGËS SË AKR-SË NË LIPJAN I BASHKOHET LËVIZJES VETËVENDOSJE!

lipjanipress

Ambasadori Delawie i drejtohet edhe Kuvendit: Hidheni poshtë projektligjin për ushtrinë

lipjanipress

Familjari i kryetarit të Lipjanit nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

lipjanipress

Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve që nuk i njeh askush

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

QKUK më saktësisht në zyrat e administratës kishin hyrë persona të dyshuar

Press Lipjani

PDAK-Lipjan, Bajram Gashi bartës i listës.

lipjanipress

Urime dita Kombëtare e 15 Shkurtit komunitetit Ashkanli

lipjanipress

19 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

lipjanipress

Dorëhiqet kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi

lipjanipress

“Vendi të shkojë në zgjedhje – edhe në mungesën time”

lipjanipress
Skip to toolbar