LipjaniPress

Lista Srpska: Prishtina të themelojë Asociacionin

Lajme

Shefi i Listës Srpska, Slavko Simic ka thënë se Prishtina duhet të tregojë interes në themelimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe siç ka vepruar me rrënimin e murit.

“Shpresoj se pas gjithë këtyre ngjarjeve Prishtina të tregojë interesim për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai, për B92.

Simic ka deklaruar se serbët në Kosovë kanë dëshmuar sot se kanë për interes vetëm imponimin e idesë së paqes dhe bashkëjetesës.

Simic ka shtuar se heqja e murit mbajtës në Mitrovicë, siç është rënë dakord, duhet të zëvendësohet nga një strukturë e re.

Idenë e themelimit të Asociacionit e ka çuar përpara edhe Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolove.

Ajo ka thënë se me të njëjtin vullnet qysh është rrënuar muri duhet vazhduar themelimi i Asociacionit.

“Jam duke shikuar, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Apostolova, nga Veriu i Mitrovicës.

Kundër themelimit të Asociacionit me Shumicë Serbe është kundërshtuar nga Opozita, e cila ka paralajmëruar protesta nëse një projekt i tillë zbatohet nga Qeveria, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshje për themelimin e këtij mekanizmi ishte bërë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një pjesë e kësaj marrëveshje ishte cilësuar se nuk ishte në përputhje me Kushtetutë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që kur të hartohet Statuti i Asociacionit të merret për bazë vendimi i saj.

Ndërkohë, Qeveria e Serbisë i ka dhënë ultimatum Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më se largu, deri më 15 shkurt të këtij viti. Në të kundërtën kanë paralajmëruar se një hap të tillë do ta bëjnë vetë.

“Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne …”, kishte paralajmëruar Marko Gjuric, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric.

Por, Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komuave me Shumicë Serbe.

“Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri, në një postim në FB.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vuçiq: BE’ja tani nuk po e kërkon njohjen e Kosovës

lipjanipress

PDK e Lipjanit e pakënaqur me Projekt-Buxhetin e vitit 2018-2020

lipjanipress

Fuad Ramiqi dhe 4 imamë deklarohen të pafajshëm

lipjanipress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

lipjanipress

Behgjet Pacolli Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën shkruan ne facebook.

lipjanipress

Kryetari i AKR-së,Behxhet Pacolli ka qendruar në komunën e Lipjanit

lipjanipress

Limaj: Serbia po bën hajgare me Thaçin dhe Mustafën

lipjanipress

Koci: Shumë shpejt do ta padisim Serbinë për gjenocid në Kosovë

lipjanipress

El Chapo deklarohet i pafajshëm

lipjanipress

Rashiq: Lista Srpska është dashur ta rrëzojë Qeverinë

lipjanipress

Këshilltari i Presidentit: Me 11 qershor nuk kemi zgjedhje, por referendum

lipjanipress

Vetëvendosje skeptike për mënyrën si është sjell ligji për Ushtrinë

lipjanipress
Skip to toolbar