LipjaniPress

Lladrovci i ofron pozitë të lartë Xhavit Drenorit

Lajme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka propozuar postin e Drejtorit të Urbanizmit, asamblistit Xhavit Drenori i cili në zgjedhjet e fundit e kishte kundërkandidat.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar vet Drenori duke thënë se ky është vetëm një propozim dhe se do e diskutojë nëse do e pranojë apo jo.

Duke folur për këtë propozim, ai tregon se në fillim kishte menduar se Lladrovci ishte duke bërë shaka, por më vonë e ka kuptuar se ai e kishte seriozisht.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Kuvendit, ku diskutuam rreth raportit të vitit të kaluar. Unë isha aty që paraqita vërejtje të mëdha rreth drejtorisë së Arsimit dhe të Urbanizmit, pasi kisha vërejtur defekte të mëdha. Vërehej se kryetari ka filluar t’i bëj disa ndryshime dhe në këtë aspekt ai më tha që po të ofrojë drejtorinë e urbanizmit dhe unë e mora si në formë të humorit sepse s’ka pasur kurrfarë bisede në formë më të gjatë. Unë i thash që jam në gjendje të të ndihmojë. Megjithatë nuk ka marrëveshje konkrete rreth kësaj pune, por thjesht janë muhabete dhe llafe të shpejta, por mua mu duk interesant se drejtori i tanishëm i Urbanizmit sikur ofroi dorëheqje. Thjesht u bën hapat, pra u hapën rrugët për këtë diskutim. Unë i kërkova kryetarit që nesër të ulemi të diskutojmë për këtë çështje, jo sot”, tha Drenori për Indeksonline.

I pyetur se si e priti këtë propozim dhe pse do e pranonte një gjë të tillë, Drenori tha se ai do i hynte kësaj pune vetëm që të ç’kap këtë drejtori nga grupet kriminale.

“Është vetëm një fakt që mua më shtyn t’i hyjë kësaj aventure sepse është afat i shkurtër, që të ç’kap këtë drejtori prej grupeve kriminale qoftë me leje drejtimore, apo në çështje tjera. Janë këto argumente që do t’i diskutojë sot me ekipin time dhe do të ulemi nesër t’i negociojmë me kryetarin. Përndryshe nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim dhe nuk e kemi në plan të ngutemi”, ka shtuar ai./

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ky është mendimi i Thaçit për ish-presidentin Ibrahim Rugova

lipjanipress

Sulmohet me thikë një polic në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

lipjanipress

Kushtet e komuniteteve për Kurtin

lipjanipress

Të rinjtë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti uron 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve

lipjanipress

Kërcënon sërish Koreja e Veriut: Jemi gati për luftë me SHBA’në (Video)

lipjanipress

Familja Jashari pret zyrtarët e AAK’së në Kullën e saj (Foto)

lipjanipress

Grupi i Kumanovës dënohet me 746 vjet burg

lipjanipress

Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

lipjanipress

Shala: Aktualisht pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, i pamundur

lipjanipress

Ashkalit e Lipjanit të mobilizuar për Zgjedhjet Lokale

lipjanipress

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

lipjanipress
Skip to toolbar