Lipjanipress

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

Lajme Maqedoni

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media premton se do të ketë pension për të gjithë shtetasit e Maqedonisë. Me këtë LSDM thotë se do të ndryshojnë situatën momentale të të uriturve dhe të personave të sëmurë të moshuar, të cilët nuk kanë financim që të kujdesen për veten pasi që nuk i plotësojnë kushtet e pensionit.
“Të gjitha gratë që mbushin 62 vjet dhe burrat që mbushin 64 vjet dhe nuk plotësojnë kushtet për pension, do të fitojnë pension social. Të drejtën e pensionit shtetëror do ta kenë banorët të cilët 20 vitet e fundit kanë jetuar në Maqedoni. Pensioni shtetëror social do të jetë 40 për qind i mesatares së pensionit të moshës. Banorët mbi 65 vjeç pa marrë parasysh se a i plotësojnë kushtet për pension, do të marrin këtë pension sepse secili meriton të ketë një plakje të dinjitetshme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, transmeton Portalb

Facebook Comments

Related posts

Sheiku në Mal të Zi personelit të një hoteli në Tivat ku ishte sistemuar, ua ka “luajtur trurin” duke iu lënë bakshish 36.000 euro!

lipjanipress

Janjeva dhe janjevasit të paluhatshëm, gjithmonë LDK

lipjanipress

Kërkohet arrestimi Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli