LipjaniPress

Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

Lajme

Phnom Penh, 2 shkurt – Shfaqja e një lloji të ri të sëmundjes së malarias në Kamboxhia, Tajlandë dhe Laos, rezistente ndaj medikamenteve që janë përdorur për trajtimin e sëmundjes, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme në nivel global, flasin të dhënat e një studimi të publikuar të enjten.

Departamenti për kërkime mjekësore Mahidol Oxford me seli në Bankog (MORU) në një kumtesë të publikuar tha se ka zbuluar në Kamboxhia një malaria të re, rezistuese ndaj medikamenteve dhe se “e njëjta paraqet kërcënim serioz për kontrollin botëror të malarias dhe rrezikon përpjekjet për zhdukjen e saj”.

“Tani shohim se kemi të bëjmë me një parazit që është rezistues shumë i madh dhe që tejkalon parardhësit e tij, ndërkohë që po përhapet në një zonë më të gjerë”, deklaroi kreu i programit të MORU-s për malarian, Arjen Dondorp.

Ai tha më tej se dështimi në trajtimin e sëmundjes është nga shkaku se paraziti është rezistues ndaj dy medikamenteve kryesore të cilat zakonisht përdoren kundër malarias.

Shkencëtarët thanë se Kamboxhia dhe fqinjët e saj duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e saj, sepse prania e saj në Afrikën sub-Sahariane dhe Indi “do të shkaktonte një katastrofë shëndetësore globale”.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rrahje mes disa personave në Lipjan (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Merkel paralajmëron Trumpin për masat proteksioniste

lipjanipress

I ri në moshë por i suksesshëm, biznesmeni lipjanas ka disa këshilla për të dhënë

Granit

Ministri Bytyqi dhe ambasadori gjerman Heldt flasin për cilësinë e arsimit

lipjanipress

AGK reagon ndaj kërcënimit të drejtorit të Gazetës Express Berat Buzhala

Press Lipjani

Kuvendi nuk aprovoi rendin e ditës, mbyllet seanca

lipjanipress

« Jep dorëheqje » trajneri i KF Ulpianës?

Granit

Kroacia kërkon 20 mijë punëtorë për sezonin veror

lipjanipress

‘Kodra e Trimave’ proteston kundër ndaljes së shpeshtë të rrymës (Video)

lipjanipress

Mblidhen të gjithë senatorët në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë për Korenë e Veriut

lipjanipress

Televizioni publik pritet të bëhet me pagesë

lipjanipress

Sipërmarrësi rus paralajmëron: Brexit mund të çojë drejt një lufte të re

lipjanipress
Skip to toolbar