Lipjanipress

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

Lajme Maqedoni

Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet, por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe, shkruan gazeta Koha në Maqedoni.

Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar.

Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje.

Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiçarisë, ku në mënyrë të dokumentuar vërtetohet se interesi për “martesat me letra”, siç i quajnë në Strugë, nuk është reduktuar, por ka mbetur në nivelet e mëparshme, aty diku te rreth 60/70 për qind e të sapomartuarve pasi lidhin kurorë do të jetojnë jashtë Maqedonisë.

P.A. është 23 vjeçari nga Struga, i cili për disa vjet ishte i angazhuar në sektorin e hotelerisë, punë të cilën e kishte konsideruar gjithmonë si të përkohshme deri në momentin që do gjente njeriun e zemrës në mënyrë që pjesën tjetër të jetës ta kalojë jashtë Maqedonisë.

Ai tregon se ka qenë i përcaktuar të largohet nga vendi, sepse siç thotë, ky vend nuk ofron siguri financiare, por edhe konditat të tjera për krijimin dhe ndërtimin e një familje të re, ai tashmë zgjedhjen e tij e ka bërë dhe shumë shpejtë do të largohet nga Struga drejt Gjermanisë me të përzgjedhurën e tij.

Ai tregon se në pjesën më të madhe moshatarët e tij përcaktohen për këtë zgjidhje, duke sjellë shembullin se nga shoqet dhe shokët nga shkolla fillore pothuajse të gjithë tashmë sipas tij janë martuar dhe kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Maqedonisë.

Përveç këtij të riu, edhe shumë moshatar të tij në Strugë që janë të angazhuar në sektorin e hotelerisë janë në pritje të fatit në mënyrë që herët a vonë të largohen nga Struga. Një pjesë e biznesit të hotelerisë në Strugë mungesën e gatishmërisë së të rinjve struganë për të punuar në sektorin e hotelerisë gradualisht po e zëvendësojnë me të rinj nga zonat e afërta matanë kufirit

Facebook Comments

Related posts

Përfundojnë “Ditët e Agimit” – rikujtohet vepra e Agim Ramadanit

lipjanipress

Franca vë në shënjestër grupet kriminale shqiptare ne qytetin Bourg-en-Bresse(FOTO)

lipjanipress

LDK paralajmëron zgjedhje parlamentare në pranverë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli