LipjaniPress

Mashtrimi me subvencione, i bashkakuzuari në rastin e ish-deputetit thotë se përvetësoi mbi një mijë euro

Lajme Lipjani

Prishtinë – Bajram Gashi, i bashkakuzuar në rastin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, ka pranuar se i ka përvetësuar mbi një mijë euro, me rastin e subevncioneve që ishin ndarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS).
Të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për “mashtrim me subvencione” dhe “ushtrim të ndikimit”, ka deklaruar se e ndien veten fajtor vetëm për këtë shumë, mirëpo jo edhe për shumën siç thuhet në aktakuzë.shkruan betimiperdrejtesi.com
“Unë e ndjej veten fajtor për 1070 euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk e ndjej vetën fajtor”, ka deklaruar Gashi.Por, trupi gjykues me kryetar Vesel Ismailin, deklarimin e të akuzuarit Gashi, nuk e konsideruan si pranim fajësie.
Ndërkaq, mbrojtësi i tij, avokati Bahtir Troshupa tha se nuk e kundërshtonin aktakuzën në pjesën kur i mbrojturi i tij kishte pranuar që kishte përfituar shumën prej 1070 euro.
“Aktakuzën e ngritur ndaj të mbrojturit tim nuk e kundërshtojmë tërësisht, e sidomos në pjesën ku edhe i mbrojturi im deklaron se e ka përfituar shumën prej 1017 euro, për të cilën shumë është edhe përgjegjës. I mbrojturi im ka qenë një njeri i pashkollë, i ka besuar një deputeti”, deklaroi avokati Troshupa.
Kurse, ish-deputeti Etem Arifi sërish është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “mashtrim me subvencione” dhe “ushtrim i ndikimit.
Ish-deputeti Arifi edhe në shqyrtimin fillestar që është mbajtur me 18 maj të këtij viti, ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza që i viheshin në barrë.
Ndryshe, prezent në këtë seancë ishin dëshmitarët, Eshref Shabani, Ajshe Arifi dhe Kemajl Kurteshi, ndërsa munguan dëshmitarët Avdush Banushi, Ardita Rekaliu dhe Besim Kryeziu.
Por, në mungesë të përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe përfaqësuesit për komunitete nga Zyra e Kryeministrit, kjo seancë është shtyrë 26 dhjetor 2017, në ora 9:30.
Sipas aktakuzës, Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro. Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, të njëjtit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. Gjithashtu të akuzuarit e lartpërmendur janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale t’ia kompensojnë shumën prej 22.900.00 euro, si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749.00 euro.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kur Slobodan Milosheviq i premtonte turmës në Beograd arrestimin e Azem Vllasit (VIDEO)

lipjanipress

Nis përdorimi i shqipes në Maqedoninë jugore (FOTO)

lipjanipress

Une Florim Shala anetar i Kryesise se PDK-se – dega ne Lipjan, demantoj lajmin e meparshem te disa mediave

lipjanipress

Hajrullahu ” Arsimi profesional, prioriteti ynë kryesor” Konjuh,

lipjanipress

Drama e avionit britanik në Danimarkë (Foto)

lipjanipress

Serbët e dehur ankohen se u rrahën nga dikush që fliste shqip

lipjanipress

Biografi nga Ylli Shala Kandidat në Asamblen Komunale nga radhet e Nisma për Kosovën.

lipjanipress

Mali me borë në mes të Shkupit (VIDEO)

lipjanipress

Kryeministri i frikësohet gazit lotsjellës, bën thirrje opozitës të mos bllokojë e izolojë Kosovën

lipjanipress

Kritiku i Putinit, sërish në koma – dyshime për shkakun

lipjanipress

Mbretëresha i shkruan Thaçit, uron për 9 vjetorin e Pavarësisë

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

lipjanipress
Skip to toolbar