Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Drejtorive komunale. Në këtë mbledhje u raportua për rezultatet e punës javore, projektet që kanë nisur të implementohen si dhe menaxhimin e përgjithshëm në Drejtoritë përkatëse.
Gjatë kësaj mbledhje pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet e ekzekutivit për seancën e radhës së Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datën 28 shkurt 2018, si dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve lipjanas.
Kryetari Ahmeti ka kërkuar që këtyre ditëve vëmendje e vçantë t’i kushtohet pastrimit të rrugëve nga reshjet e bores në mënyrë që qytetarët e Komunës së Lipjanit të kenë një qarkullim sa më të mirë.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: