Këshilli Drejtues i AAK’së, ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet lidhur me listat zgjedhore.
Në orët e pasdites së sotme, anëtarët e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë mbledhur në orët e sotme të pasdites. Partitë politike në vend janë duke u mobilizuar për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen me 11 qershor.
AAK do të hyjë në zgjedhje në koalicion parazgjedhore me NISMA’n për Kosovën.
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me partitë që kanë qeverisur vendin deri dje.
“Kemi vija të kuqe për partitë që kanë qenë në pushtet”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka thënë se AAK së bashku me NISMA’n përt Koosvën janë të hapur për partitë e tjera si dhe pjestarë të shoqërisë civile.
E Komisioni Zgjedhor tashmë i ka dhënë dhjetë ditë kohë partive në vend që të bëjnë fushatë zgjedhore.
E gjithë fushata KQZ’së pritet t’i kushtojë 5 milionë euro./GazetaExpress/