LipjaniPress

Mediat ndërkombëtare: Vrasja e Ivanoviq mund të shkaktojë trazira në Kosovë

Lajme

Vrasja e Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës mori vëmendjen e disa prej mediave më të rëndësishme botërore, që shkruan për këtë atentat. Në këto shkrime Ivanoviq cilësohet si politikan i shquar. Aty përmendet ndalja e bisedimeve Kosovë-Serbi, madje dhe bombardimet e NATO-s.

Mediat botërore i dhanë hapsirë të madhe reagimeve të zyrtarëve serb lidhur me këtë ngjarje, ndërsa pak shkruan për reagimet e Prishtinës zyrtare, shkruan Gazeta Express.
CNN shkruan se atentati ndaj politikanit të shquar serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq ishte edhe arsyeja e anulimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që ishte paraparë të fillonin sot.

Ata cituan edhe deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksancër Vuçiq, që cilësoi ngjarjen si një akt terrorist, si dhe për premtimin që ia ka bërë i njëjti gruas së të ndjerit.

“Serbia do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Të njëjtën ia premtova edhe gruas së Oliver Ivanoviqit, do të gjejmë vrasësin ose vrasësit”, citohet të ketë thënë Vuçiq në një deklaratë për media pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

CNN citon edhe shefin e misionit të OSBE-së, Jan Braathu, që thotë se kjo ngjarje është një test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

Sipas shkrimit të publikuar në The Independent, 64 vjeçari, Oliver Ivanoviq ishte njëri nga politikanët kryesorë të Kosovës veriore të mbizotëruar nga serbët, shkruan Express.

Aty shkruhet se ky sulm mund të jetë shkak i tensioneve etnike në Kosovë.

“Sulmi ka të ngjarë të rrisë tensionet etnike në Kosovë, një provincë serbe e cila shpalli pavarësinë në 2008”, përfundon shkrimi.

Në shkrimin e publikuar në New York Times, Ivanoviq cilësohet zëri kryesor i bashkëjetesës etnike, vrasja e të cilit do të rrisë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, që refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në tekst përmendet edhe paralajmërimi i Vuçiq për qeverinë e Kosovës duke thënë se vrasja është pjesë e fushatës së shqiptarëve të Kosovës për të marrë kontrollin në këtë pjesë dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka asnjë rol në këtë akt terrorist, siç thotë ai.

BBC shkruan për vrasjen duke përmendur edhe bisedimet e Kosovës me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që përfunduan menjëherë pas lajmit.

Për Ivanoviq, që cilësohet si udhëheqës i moderuar serb, shkruhet edhe se po hetohej për krime lufte në Kosovës gjatë vitit 1999.

Në këtë shkrim thuhet se Kosova, që nga ndarja me Serbinë mbetet e ndarë etnikisht. Jugu i Mitrovicës udhëhiqet nga shqiptarët ndërsa veriu nga serbët.

Në anën tjetër, The Telegraph shkruan se ngjarja që ndodhi sot në Kosovë flet shumë për pikëpyetjet dhe situatën e tensionuar që ende mbizotëron në rajon, duke thënë se Ivanoviq konsiderohej si demokrat dhe i moderuar.

The Guardian shkruan se vdekja e Ivanoviq do të komplikojë marrëdhëniet e trazuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, që vazhdon ta cilësojë ende rajon të shkëputur Kosovën.

Në shkrim ngrihen edhe pikëpyetje mbi misionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe për sundimit të ligjit.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Derisa Mustafa fliste, deputetët.

lipjanipress

Trump bëhet bashkë më Putin për të bombarduar ISIS-in

lipjanipress

Nga kjo datë do të gjobiteni nëse s’keni gomat e dimrit dhe zinxhirët në veturë

lipjanipress

Rrustemi: Janë mbi 118 mijë votues të rijnë në këto zgjedhje

lipjanipress

Të burgosurit e vitit ’81 tregojnë për vitet e burgut

lipjanipress

Takim zyrtar mes Greg Delawie dhe Adnan Rrustemi diskutuan për ecurinë e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

lipjanipress

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

lipjanipress

Kadri Veseli i bën ofert antarit të Vetëvendosjes!

lipjanipress

Zëvendësdrejtori i AKI-së s’shkon për të raportuar para Komisionit për gylenistët

lipjanipress

Shkon në 54 numri i të vdekurve nga orteku i borës (Foto)

lipjanipress

Anita me puthje i uron Ramushit postin e kryeministrit (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar