Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për bashkëpunim dhe kontribut në mbrojtjen e lirisë për mediat që operojnë në Kosovë.
Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës Mustafa para shumë gazetarëve ka thënë se mediat janë mjet i fuqishëm i informimit dhe edukimit të qytetarëve.
“Dëshiroj të nënvizoj rëndësinë e mediave dhe të konstatoj se mediat po atë rëndësi të cilën e kanë pasur historikisht edhe në fazën e pavarësimit të Kosovës, vazhdojnë ta kenë edhe sot në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në ndërtimin e demokracisë dhe mbesin instrument tepër i rëndësishëm i informimit, edukimit, por edhe i jetës tjetër të qytetarëve”, ka thënë Mustafa.
Ndër të tjerash ai po ashtu është deklaruar se Qeveria në krye të të cilës qëndron, e ka prioritizuar komunikimin me publikun.
“Sa i përket qasjes që ne kemi pas gjatë këtyre dy viteve të kaluara, ne i kemi dhënë prioritet komunikimit me publikun. Këtë prioritet e kemi dhënë veçmas përmes gazetarëve dhe përmes mediave tradicionale të Kosovës”.