LipjaniPress

Mesazh i z.Hajrullahu për qytetarët e komunës së Lipjanit

Lipjani

Të dashur bashkëqytetarë të Lipjanit,
Janë momentet e tilla si ai i 22 tetorit, që janë vendimtare dhe përcaktuese, jo vetëm për katër vitet ne vazhdim, por për vite të tëra me rradhë. E gjithashtu, janë momente si ai i 22 tetorit, që neve si qytetarë na japin mundësinë për të ndëshkuar qeverisjet arrogante por edhe shansin për të korrigjuar dhe mostoleruar gabimet dhe neglizhencën e atyre që nuk kanë punuar sinqerisht për përmbushjen e nevojave tona në mëyrë të barabartë.

Përmes bisedave të shumta me juve, duke diskutuar për ide të reja për progres, duke ndarë shqetësimet e panumërta, dhe duke ndjekur keshillat tuaja te sinqerta, unë sot dua t’iu siguroj qe mesazhi juaj si dhe deshira juaj e madhe për një ndryshim rrënjësor, janë më se të qarta për mua dhe subjektin që përfaqësoj. Prandaj, e them me bindje dhe besim të plotë, që thirrjet tuaja, tani e tutje, nuk do hasin më në vesh të shurdhër!

Por, ne së bashku me shume urtësi dhe guxim duhet te marrim në dorë fatin tonë dhe të familjeve tona. Së bashku me shumë vendosshmëri dhe përkushtim ne duhet t’i përvishemi punës që të mposhtim keqen me te cilat përballet shoqëria jonë. Si dhe së bashku me shume kujdes dhe vemendje duhet të hartojmë politikat tona zhvillimore, për një mirëqenie dhe cilësi jetese më të mirë.

Ndihem i nderuar që Partia Demokratike e Kosovës më ka dhënë besimin por dhe përgjegjësinë e madhe për të qenë kandidat për të bërë ndyshimin e madh në komunen tonë
Prandaj, unë, Ismet Hajrullahu, si kandidat i PDK-së, ju jap fjalën se do vazhdoj të jem, si gjithmonë deri më sot, nje tejzgjatje e ambicieve dhe qëllimive tuaja për zhvillim. Unë do jem zeri dhe aleati juaj më i madh për të realizuar ëndrrën tonë per Lipjanin që fëmijët tanë e meritojnë!/LipjaniPress.com//

I juaji,
Ismet Hajrullahu

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

M.Tahiri: Punësimi mbetet ende sfida më e madhe për të rinjët e Ashkalinjëve

lipjanipress

Lipjani mbanë Akademi përkujtimore për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

lipjanipress

LDK-Lipjan prezanton Sllovin disa pamje më herët dhe tani.

lipjanipress

Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan:PËRKRAHJA E MADHE PËR PROGRAMIN E LËVIZJES VETËVENDOSJE! DHE KANDIDATIN SELATIN RETKOCERI – GARANCË PËR FITORE

lipjanipress

Hajrullahu – ‘Shoqëria civile do të jetë pjesë e kabinetit tim’

lipjanipress

Hajrullahu viziton zyrën komunale për punësim në Lipjan

lipjanipress

Kujdes jo vetëm në Gërmi, Vipera Ammodytes gjarpri vdekjeprues (FOTO)

lipjanipress

NISMA për Kosovën – Lipjan hap fushatën zgjedhore me një koktej rasti e Premte ora 18:00 në restaurant “Toni”

lipjanipress

Vetëvendosje e kërkoi nesër seancën për Demarkacion

lipjanipress

Krojmiri ishte ndalesa e radhës ku kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi programin për Krojmirin dhe Lipjanin.

lipjanipress

Hajriz Rashiti zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2018 (FOTO)

lipjanipress

Shpellat e harruara nga insitucionet (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar