LipjaniPress

Ministri Gashi mohon akuzat për tentim blerje të telefonit jashtëligjshëm

Lajme

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka mohuar pretendimet e ish-sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Osman Shahinit, se ai kishte tentuar të blinte telefon në mënyrë të jashtëligjshme.

Gashi, në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, ka thënë se pretendimet e Shahinit nuk janë të vërteta. Ai ka dhënë disa arsye të tjera, për të cilat thotë se e ka shkarkuar ish-sekretarin e ministrisë.

Ministri Gashi, të dielën e shkarkoi sekretarin e kësaj ministrie Osman Shahinin. Në letrën e tij si ministër i Diasporës ju drejtua kryeministrit Haradinaj, duke arsyetuar vendimin e tij, duke shkruar se sekretari Shahini “nuk ia ka kuptuar vizionin e tij”.

“Përkundër përkushtimit tim për ta mbështetur dhe përfshirë në dinamikën e punëve të ministrisë, z. Osman Shahini nuk arriti të akceptojë vizionin dhe dinamikën e përcaktimeve tona të përbashkëta për të rritur efikasitetin, përgjegjësinë dhe transparencën në punën e qeverisë së Republikës së Kosovës,” thuhet mes tjerash në arsyetimin e ministrit në letrën që ia ka drejtuar Kryeministrit Haradinaj.

Ish-sekretari Shahini ka akuzuar sot ministrin e Diasporës, se vendimin për ta shkarkuar atë nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm “e ka marrë për një telefon”. Telefon të cilin, Shahini thotë se ministri kishte tentuar ta blente në mënyrë të jashtëligjshme nga buxheti i ministrisë.

“Ministri Gashi, në momentin që ka ardhur pas dy ditëve ka kërkuar me ble telefon mobil diku në vlerë 1 mijë euro. Unë i kam thanë që do të shoh si është çështja e buxhetit. Unë jam kthy tek Ministri, i kam thanë që nuk mund të blihet sepse nuk ka buxhet dhe blerja do të na shkaktonte thyerje të ligjit”, tha sot Shahini.

Por, ministri Gashi i ka quajtur “tentime fëminore” pretendimet e Shahinit.
I kontaktuar nga Insajderi, Gashi ka thënë se vendimi për pezullim i ka të cekura arsyet; e ato nder tjera janë mos marrja e masave pas gjetjeve të auditorit për shkelje te vazhdueshme ne ministri, si: emërime të jashtëligjshme, shpërblimi i drejtoreve më paga pa punuar fare, e te tjera si këto.
“Kjo puna e telefonit është vetëm një tentim fëmijëror për me i mbulu arsyet”, tha ministri Gashi.

Po ashtu, sipas tij Osman Shahini u ka paguar rroga drejtorëve që nuk kishin shkuar në punë, dhe nuk kishin realizuar detyrat zyrtare.
“Vendimi për pezullim i ceke arsyet, e ato nder tjera janë mos marrja e masave pas gjetjeve të auditorit për shkelje te vazhdueshme ne ministri. Emërime të jashtëligjshme me të cilat po merret edhe policia. Z. Shahini i ka paguar rrogë drejtorëve që nuk kanë ardhur në punë fare me muaj tërë”, tha ministri Gashi.

Ai thotë që akuzat që i janë drejtuar nga Shahini, pasi siç thotë ministri Gashi, “kinse unë paskam dashur të blejë telefon me buxhetin e ministrisë në mënyrë të jashtëligjshme është vetëm një tentim fëmijëror për ti mbuluar arsyet dhe të bëmat e veta”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

KOSOVËS DHE QYTETARËVE TÊ SAJ NUK I DUHET NJË QEVERI E VARUR NGA LISTA SERBE

Granit

Sulmohet autobusi me udhëtarë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

lipjanipress

A e dini se kryeministri i Kanadasë është feminist?

lipjanipress

Zyrtari i Gjykatës me veturë zyrtare bllokon e më pas fyen pacientët në QKUK (Foto)

lipjanipress

Krasniqi për bisedën e Thaçit me Vuçuiqin: Kush u gëzua më shumë

lipjanipress

A do të jetë Vjosa Osmani pjesë e Alternativës?

lipjanipress

Tronditen banorët e Gjenevës nga një libër islamik që kanë pranuar me postë

lipjanipress

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar fabriken e lëngjeve MS Quality

lipjanipress

DETAJET e ngjarjes tronditëse në Fier, çfarë ndodhi me nxënësen e Dizajnit

Press Lipjani

Mediat serbe paralajmërojnë ndërtimin e një muri të ri në Veri

lipjanipress

Momenti kur vajza shtypet nga treni në Indi (Video+18)

lipjanipress
Skip to toolbar