LipjaniPress

Ministri i Brendshëm izraelit përdor qepën që të përlotet (Video)

Lajme

Ministri izraelit i Punëve të Brendshme, Aryeh Deri është vendosur në shënjestër të kritikave të shumta në opinion, pasi në një video të publikuar zbulohet se gjatë fushatës zgjedhore ka përdorur qepë për të xhiruar një mesazh emocional drejtuar zgjedhësve, raporton Anadolu Agency.

Televizioni izraelit “Kanal 2” publikoi videon në të cilën shihet se si ministri Deri, kryetar i partisë izraelite Shas, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2015 sytë e tij i fërkon me qepë për të xhiruar një mesazh për votuesit, ku flet për ish-liderin e ndjerë të partisë Shas, rabinin Ovadi Yosef.

Në video shihet se si Deri me buzëqeshje thotë se askush nuk mund të lëshojë lot dhe të qajë, sado që të mundohet, më pas nga miku merr qepën dhe fërkon sytë, pas çka incizohet video-mesazhi në të cilën ai “i përlotur” flet për themeluesin e partisë dhe paraardhësin e tij Yosef.

Deri në fillim të viteve 90’të të shekullit të kaluar ka ushtruar postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit pa resor, ndërsa për shkak të korrupsionit në vitin 2000 përfundoi në burg dhe aty qëndroi 22 muaj, prej gjithsej tre viteve, aq sa ishte i dënuar.

Lideri i partisë Shas u bë në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015, po ashtu ishte ministër i Ekonomisë së Izraelit.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të

lipjanipress

Haradinaj: Mustafa është i lodhtë, Kurti s’e kupton qeverisjen

lipjanipress

LDK fillon t’i bojkotoj seriozisht seancat, nuk e voton marrëveshjen e IPA-s

lipjanipress

Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime(VIDEO)

lipjanipress

Liria e medias, Kosova renditet e 82’ta

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti ka vizituar fillimin e punimeve tek udhëkryqi Lipjan – Magurë -Shtime.

lipjanipress

Çantë e dyshimtë afër shkollës fillore “Elena Gjika”

lipjanipress

Edhe një premtim i Stavilecit : “Kosova e Re” do të punësojë deri 10 mijë persona

lipjanipress

Janë bërë hit në internet, por e vërteta për to është shokuese

lipjanipress

Gecaj merr mbështetjen e Malit të Zi për integrime evropiane

lipjanipress

H.S.Zeneli: Nait, mbushu me forcë dhe eja në debat (Foto)

lipjanipress

Edhe Sheshelj po frikësohet për “sulm” në veri të Kosovës

lipjanipress
Skip to toolbar