LipjaniPress

Ministri i Financave Avdullah Hoti, paraqiti sot në mbledhjen e Qeverisë Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin fiskal 2016.

Lajme

0.37% deficiti buxhetor për vitin 2016
Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe në Ligjin për Buxhet, paraqiti sot në mbledhjen e Qeverisë Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin fiskal 2016.

Sipas Ministrit Hoti, ky raport ofron informata detale lidhur me të hyrat dhe ekzekutimin e buxhetit për vitin 2016, nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës si dhe evidenton qartë një menaxhim efektiv të financave publike, i cili menaxhim ka mundësuar përmirësimin e pozitës fiskale të vendit: ku kemi një deficit buxhetor, si një indikator bazë i qëndrueshmërisë buxhetore, ishte dukshëm më i ulët se maksimumi i lejuar me ligj, shpenzimet rrjedhëse të cilat janë mbajtur nën kontroll, që është sinjal i një ekzekutimi kualitativ të buxhetit si dhe është arritur përmbyllja e vitit me rezerva fiskale në nivel adekuat për të përballuar çfarëdo risku fiskal që mund të hasej gjatë vitit.
Ministri Hoti gjatë prezantimit të Raportit Buxhetor për vitin 2016 fokus të veçantë i dha Deficitit Buxhetor dhe theksoi se sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, kemi pasur kufizim për sa i përket Deficitit i cili nuk ka mundur ta kaloj limitin prej 2% të Bruto Prodhimit Vendor, ku që nga planifikimi buxhetor, ne kemi respektuar në përpikëri këtë kufizim ligjor.
Ai gjithashtu tha se falë performancës shumë të mirë të të hyrave dhe menaxhimit efikas të shpenzimeve dhe kursimeve që kemi bërë, në fund të vitit, deficiti buxhetor ishte më i ulët se sa kufizimi ligjor. Deficiti buxhetor, sipas Rregullës fiskale për vitin 2016 ishte 0.37% përkundër vitit 2104 që ka qenë 2.2% dhe në vitin 2015 që ishte 1.3%. Një deficit kaq i ulët buxhetor është treguesi më i mirë i politikave të kujdesshme fiskale, menaxhim të përgjegjshëm të shpenzimeve publike dhe sinjal i qëndrueshmërisë afatgjate të financave publike. Kështu, e kemi kompensuar plotësisht tejkalimin e deficitit buxhetor mbi rregullën fiskale që ka ndodhur në vitin 2014.
Ndërsa, sa i përket të hyrave buxhetore Ministri Hoti shtoi se totali i të hyrave për vitin 2016 kanë qenë në vlerë prej 1 miliardë e 779 milion Euro, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim. Kjo shumë paraqet 96% të pranimeve të planifikuara ndërsa krahasuar me vitin paraprak kemi rritje prej 4%.
Kurse Të hyrat tatimore, që konsiderohen si të hyrat më stabile për financimin e shpenzimeve të Qeverisë janë rritur me mbi 12% apo afër 160 mil euro më shumë, duke arritur shumën totale në 1 miliardë e 463 milion EUR.
Ministri Hoti gjithashtu theksoi se totali i shpenzimeve për vitin 2016, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, ishte 1 miliardë e 750 milionë. Kjo shumë paraqet 99% të pagesave të përgjithshme vjetore të planifikuara, krahasuar me vitin paraprak kemi një rritje prej 9.5%
Sipas Raportit të Buxhetit për vitin 2016 grantet e përcaktuara të donatorëve për vitin 2016 ishin në shumë 18.89 milionë euro, ku janë përfshirë 8.73 milionë euro të pranuara gjatë vitit 2016 dhe pjesa tjetër janë bartur nga viti paraprak. Nga ky fond gjatë vitit 2016 janë bërë shpenzime në shumë 14.70 milionë euro si dhe 0.16 milionë euro kthime të donacioneve.
Ndërsa, sa i përket gjendjes së parasë së gatshme deri më 31.12.2016 ka arritur në shumën 271 mil euro. Pjesë e këtij bilanci janë edhe fondet për qëllime specifike si Fondi i donatorëve 7.3 mil, Të hyrat vetanake të bartura 27.2 mil, Të hyrat e dedikuara 0.8 mil, Fondi për zhvillimin e veriut 10.1 mil, Fonde tjera 13.1 mil si dhe Fondet e pa shpërndara deri më 31 dhjetor 2016 janë 212,758 milionë Euro./Lipjanipress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kjo është gruaja që e dogji Shqipërinë në vitin ’97 (Video)

lipjanipress

Zvonko Veselinovic në takim me Vucicin

lipjanipress

Policia: Disa raste penale dhe 14 incidente të ndryshme gjatë zgjedhjeve

lipjanipress

Gjykata e Ferizajt jep detaje për policin e dyshuar, Përfitoi mijëra euro me fajde

lipjanipress

Rakiq viziton Qeverinë e Kosovës

lipjanipress

Presidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit është në interes të Kosovës

lipjanipress

“Shqiptarët nuk vlejnë për ne!” Gazetari shqiptar i përgjigjet Marine Le Pen: Shqiptarët të dhanë Napoleonin, Nënë Terezën, mos doni edhe…

Press Lipjani

Kjo është dëshmia që e konfirmon! Iluminati ekziston

lipjanipress

Ramush Haradinaj flet nga Franca: Më ngeli merak që s’isha në përvjetorin e Rugovës (Audio)

lipjanipress

Qeveria: S’kemi humbur territor, tani ta përmbyllim demarkacionin

lipjanipress

Norvegjia premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

lipjanipress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

lipjanipress
Skip to toolbar