Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Lipjan , OSBE-organizon një takim pune me fermerë dhe zhvillimet në bujqësi Departamenti i Demokratizimit Prishtinë, 25 prill 2017 Ftesë për takim publik regjional në Lipjan E premte, 12 maj 2017 10:00 – 12:00 I/E nderuar ?, Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon takim publik regjional, të premten më 12 maj 2017, duke filluar nga ora 10:00 në Kinemanë e Lipjanit. Takimi do të ofrojë një forum, për banorët e regjionit të Prishtinë, për të diskutuar brengat dhe çështjet e tyre me zyrtarë të qeverisë qendrore dhe përfaqësues të zgjedhur. Bashkëngjitur më këtë ftesë do të gjeni agjendën e këtij takimi. Në këtë takim, panelistë nga qeveria qendrore dhe Kuvendi i Kosovës janë të ftuar të flasin për çështjet në vijim: Lipjan 12 maj Të premtën në Sallën e Kulturës në Lipjan,Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe përfaqësues të Qeverisë të Kosovës,kanë organizuar një takim publik për të diskutuar me fermerë të kësaj komune çështjet me prioritet për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë. Ana Maria Mendez Sanchez, Zyrtare e Lartë e Demokratizimit, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë .Duke I përshëndetur të pranishmit ,ajo ka kërkuar që fermerët dhe pronarët e bizneseve të këtij lloji ti shfaqin shqtësimet e tyre dhe të kërkojnë mbështetje për ndihmë sidomos gratë që merrën me këto biznese.Më pas fjalën e ka kaluar të përfaqësuesit e Qeverisë të Kosovës të cilët fillimisht kanë kërkar: se çfarë ata konsiderojnë si çështje me prioritet për zhvillimin e bujqësisë në rajonin e tyre, çfarë janë duke bërë në trajtimin e këtyre çështjeve me prioritet në zhvillimin e bujqësisë?, çfarë mund të bëhet më tepër për ti shërbyer më mirë interesave të qytetarëve të këtij lokaliteti dhe cilat janë sfidat dhe të ngjajshme.Mirëpo pati diskutime të shumta dhe brengosëse nga ana e fermerëve të cilët po përballën me dëmët e mëdha të shkaktuara nga natyra sidomos në këto dy vitet e fundit sidomos nga moti I lig dhe ngricat të cilat u kanë dëmtuat në shkallë enorme sidomos pemëtarinë.Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë përveq se u pajtuan me keto vlerësime ,ata u shprehen në shifra se kanë mjete të kufizuara për tu dalë në ndimë fermerëve. Mjetet u ka caktuar Buxheti I Kosovës dhe mundësi të tjera nuk kanë,por premtuan se deri në njëzetë e pesë për qind të dëmeve do tua mbulojnë këtyre pronrëve.Kjo ishte vetë një shpresë jo shumë optimiste për të dëmtuarit./Lipjanipress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: