LipjaniPress

Ministrja serbe e Drejtësisë: Nuk ka arsye që kërkesa për ekstradimin e Haradinajt të refuzohet

Lajme

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq ka thënë se Serbia tri ditë më parë ka dorëzuar në gjykatën e Colmarit të gjitha dokumentacionet e kërkuara për gjykimin e Haradinajt.

Ajo beson se gjykata nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar këtë kërkesë nga ana e Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, transmeton lajmi.net

“Ministria e drejtësië ka vepruara dhe ka plotësuar të gjitha kërkesat e paraqitura nga Gjykata e Colmarit dhe tri ditë më parë ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe jemi përgjigjur në të gjitha pyetjet. Besoj se dokumentacioni ka mbërritur në Francë, dhe nuk do të ketë asnjë arsye për ta refuzuar këtë këresë”, ka thënë Kuburoviq para gazetarëve në Beograd.

Ajo ka shtuar se nëse kërkesa e gjykatës miratohet atëherë ekstradimi dhe gjykimi do të bëhet me kodin penal, për shkak të krimeve siç pretendon ajo se Haradinaj i ka kryer gjatë vitit 1999.

Ish-kryeministri i Kosovës është arrestuar më 4 janar në Francë, në bazë të një urdhër-arresti kunëdr tij të lëshuar nga Serbia për kryerjen e krimeve lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Për ekstradimin apo jo të Haradinajt do të vendos gjykata franceze në qytetin e Colmarit.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet

lipjanipress

Inaugurohet objekti muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj

Press Lipjani

Gecaj godet prapë Vetëvendosjen: Nga pushteti na largojnë veç nëse na vrasin rrugëve (Video)

lipjanipress

Kurz: Ajo që është dakorduar në Bruksel duhet të zbatohet

lipjanipress

Procesi gjyqësor vazhdon kundër të akuzuarve për puç në Mal të Zi

lipjanipress

Iraku nuk e njeh Kosovën edhe pse “po përballet me presion”

lipjanipress

I refuzohet azili, refugjati i vë flakën vetes (Video)

lipjanipress

Duhani, shkaktar i 85 për qind të rasteve me kancer në mushkri

lipjanipress

Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri me qëndrime të ndryshme për strukturat paralele

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti ka vizituar fillimin e punimeve tek udhëkryqi Lipjan – Magurë -Shtime.

lipjanipress

Sllovia, zemra dhe KRENARIA e LDK-s në Lipjan

lipjanipress

E pazakontë në Vlorë/ Seks në makinë, vdes gjatë aktit 58-vjeçari

lipjanipress
Skip to toolbar