LipjaniPress

MURAT JASHARI ME “LIRI ATDHEUT” DYSHOHET SE KËRKOI PARA NGA BASHKATDHETARËT PËR VRASJEN E TRADHTARËVE

Lajme

“Liri Atdheut” është emri i organizatës të cilën e ka krijuar Murat Jashari, i cili tentoi ta vriste Azem Vllasin. Avokati një ish-politikan komunist u plagos të hënën në zyrën e tij dhe ai është vetëm një nga personat që kjo organizatë pjesë e së cilës është edhe Gafurr Adili ka paraparë t’i vrasë. Insajderi ka siguruar dëshmi të cilat tregojnë se kjo organizatë ka mbledhur edhe fonde për të “ndihmuar vrasjen e tradhtarëve”.

Institucionet e sigurisë në Kosove dyshojnë se Murat Jashari, ka themeluar një organizatë të quajtur “Liri Atdheut”, e cila ka planifikuar aksione për vrasje të atyre që i ka cilësuar tradhtar.

Kjo organizatë, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë, dyshohet se ka mbledhur para nga bashkatdhetarët në Zvicër.

Raportet e siguruara nga Insajderi tregojnë për aktivitet e dyshimta të kësaj organizate.

Raportet hedhin dyshime se pjesë e kësaj organizate janë njerëz që kanë qenë drejtues dhe udhëheqës të së ashtuquajturës Armata Kombëtare Shqiptare, e cila me vendim të ish-shefit të UNNIK-ut në vitin 2008 ishte shpallur organizatë terroriste, pas një sulmi me eksploziv në një hekurudhë në veri të Mitrovicës

Një prej drejtuesve të kësaj është edhe Gafurr Adili.

Adili njihet si themelues dhe drejtues i të ashtuquajturës Fronti për Bashkim Kombëtar të Shqiptarëve që u bë i njohur për publikun, kur doli Armata Kombëtare Shqiptare. Ai ka dhënë me dhjetra intervista për media të ndryshme, në të cilën tregon se i njeh anëtarët e kësaj organizate.

Madje në kanalin “Fronti Shqipëria” në Youtube, Gafurr Adili paraqitet edhe si një prej themeluesve të kësaj organizate.

Sipas raporteve që ka siguruar Insajderi, dyshohet se përveç Murat Jasharit edhe Gafurr Adili është një ndër themeluesit e organizatës “Liri Atdheut”.

Por, bazuar në këto raporte, me grumbullimin e parave më shumë është marrë vet Murat Jashari, i cili gjatë komunikimit me bashkatdhetar, sipas dëshmive që ka siguruar Insajderi, citohet tu këtë thënë atyre se u duhen para, për të realizuar aksionet e tyre në mars të 2017-es.

Ai citohet të ketë thënë se në “diasporë janë mbledhur shumë Avni Rrustema dhe se u duhet ndihmë për këto aksione”.

Ndërkohë, vet presidenti Thaçi foli të mërkurën mbrëma për një organizatë të ashtuquajtur “Syri i Popullit” – që mori përgjegjësi për atentatin ndaj Azem Vllasit por që nuk ka lidhje me organizatën “Liri Popullit” – për të cilën tha se lista të cilën e ka “Syri i Popullit”, përbëhet nga 26 personalitete por nuk ka përmendur asnjë emër.

Ai ka treguar se ajo listë është e përbërë me emra të njohur personalitetesh të cilët janë liderë politikë, komandantë të luftës së fundit, gazetarë, opinionistë, e deri tek personalitete jo edhe aq të njohura.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët, sipas kësaj organizate terroriste, duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politikë të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetarë, opinionistë e komandantë të ndryshëm të luftës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe prijës fetarë të ndryshëm dhe personalitete që kanë ndihmuar në shtetformim të këtij vendi./Insajderi.com

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ku mbeti lista e gjat e kriminelve serb që morën pjes në masakrat dhe dhunimet e shkaktuara në Kosovë

lipjanipress

AKR mbështet protestën e së shtunës me Ramushin.

lipjanipress

Një vajzë e vogël kafshohet nga gjarpri, në QKU s’ka serum

lipjanipress

Ministri Selimi shuan Departamentin e hetimeve mjekoligjore të krimeve të luftës (Video)

lipjanipress

S.Pacolli: MS QUALITY Zyrtarisht fillon punën. (Video)

lipjanipress

Turqia paralajmëron luftë fetare në Europë

lipjanipress

Reagon Policia e Kosovës: Prania jonë në mjediset serbe rutinore

lipjanipress

LEKAJ TAKON THAÇIN PAS POLEMIKAVE

lipjanipress

Kosova ka përkrahjen e Gjermanisë për zhvillim ekonomik e integrim Evropian

lipjanipress

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

lipjanipress

Shukri Buja tregon nëse Nisma do ta kandidojë për kryetar të Lipjanit

lipjanipress

Haradinaj: Gjykata franceze s’do të ngutet, s’ekstradohem në Serbi

Press Lipjani
Skip to toolbar