Lipjanipress

Muri rrënohet i tëri (FOTO)

Lajme

Ka nisur rrënimi i murit në veriun e Mitrovicës nga dy eskavatorë, të cilët janë duke kryer punën e rrënimit.

Ky veprim po bëhet pasi Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës Verore nënshkruan marrëveshje për të hequr këtë mur dhe ndërtuar një shëtitore për këmbësorë.

Siç po shihet muri ka filluar të rrënohet i tëri duke mos mbetur asnjë centimetër.

Rrënimin e murit po e përcjellin disa qytetarë, kurse situata aktualisht është e qetë.

Pas rrënimit të murit, kryeministri Isa Mustafa, do të flasë lidhur me këtë çështje. Zyrtarë nga Kryeministria kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 13:30 minuta.

Heqja e murit pasoi një marrëveshje të arritur të shtunën herët në mëngjes ndërmjet autoriteteve qeveritare në Prishtinë dhe kryetarit të komunës Mitrovica veriore, që parashihte rrënimin e murit të ndërtuar në afërsi të urës qendrore në Ibër.

Marrëveshja, e cila u arrit me lehtësimin edhe të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së dhe të zyrës së BE- së në Prishtinë, “duhet të zbatohet gjatë ditës së diel, 5 shkurt, me heqjen e plotë të murit” që krijoi tensione.

Kryetari i komunës Mitrovica e veriut, Goran Rakiq, tha të shtunën në një mbledhje të Kuvendit Komunal, se muri do të hiqet, por “do të ndërtohet një strukturë e re në zonën e këmbësorëve pak metra më në thellësi”, që do të pamundësojë hyrjen e automjeteve brenda saj.

Marrëveshja për heqjen e murit u arrit pas një raundi “të vështirë” të negociatave në Bruksel, megjithëse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.

Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të kaluar, në kohën kur pritej rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër që për disa vjet u bllokua nga një, siç u quajt, “Park i paqes”.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën në fillim të vitit, pas arrestimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë dhe posaçërisht pas nisjes nga Beogradi drejt Mitrovicës të një treni me ikonografi kishtare mesjetare që Beogradi e cilësoi si “promovues të linjës së rregullt të udhëtarëve”, kurse Prishtina e pa si “shkelje të sovranitetit”.(REL)

Facebook Comments

Related posts

Zëvendës-presidenti amerikan – Iranit: Mos e testoni Trump-in

lipjanipress

Rezultati i Sondazhit 24h i lansuar dje ne oren 12:00 dhe është mbyllur sod në ora 12:00(FOTO)

lipjanipress

Gadimja e Eperme dhe e Ulet , perkrahin fuqishem Dr. Fitim Selimin,

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli