Aleanca Veriatlantike është e stacionuar në Kosovë që nga viti 1999, por në dokumentet e saj vazhdon ta trajtojë Kosovën vetëm si një territor ku e ruan paqen.
Natyrisht për NATO’n vazhdon të vlejë vetëm rezoluta 1244, për shkak që disa vende ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Në njoftimet zyrtare në faqen e NATO’spër takimet e sotme në Kosovë të shefit të NATO’s Jens Stoltenberg, zyrtarët e Kosovës Presidenti dhe Kryeministri identifikohen vetëm si zotërinj e jo edhe me postet që mbajnë.
Në fakt kështu ka ndodhur me të gjithë zyrtarët që i ka takuar sot Stoltenberg përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm, Zëvendëskryeministrin Stojanovic të cilëve nuk u përmenden postet.
Ndryshe ka ndodhur gjatë vizitës ne Sarajevë, ku krahas emrave të zyrtarëve që ka takuar Stoltenberg përmenden edhe postet e tyre.