LipjaniPress

Ndrroi jet gazetari Ganimet Klaiqi

Lajme

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta gazetari i njohur, profesori universitet Ganimet Klaiqi. I ndjeri prej vitesh ka punuar në të përditshmen “Koha Ditore”.

Viteve të fundit gazetari Klaiqi ishte i angazhuar si profesor. Ai është lindur më 26 janar 1965 në Poliçkë të Kamenicës. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë si edhe studimet Master i ka mbaruar po ashtu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Klaiqi gjatë vitit shkollor 1993/1994 ka punuar si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Preshevë. Më 1997 kishte nisur punën si korrespondent në të përditshmen “Koha Ditore”.

Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Kamenicë. Gjatë kësaj kohe është marrë me shkrime të ndryshme, në prozë e poezi. Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë ku ka vazhduar deri më 2015.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit, në Hajvali.

Ky është postimi i tij i fundit në profilin e tij të Facebookut:

“Të nderuar miq,profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët per bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!!”.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Bujani që vetëm para pak ditësh ka formuar nëndegën e Nismës, po tregon që çdo ditë po e rritë përkrahjen për kandidatin për kryetar të Lipjanit z.Heset Sahiti, duke u bazuar në programin tij zgjedhor.

lipjanipress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

lipjanipress

Çanak: Kosova s’është e Serbisë, këtë do ta dëshmoj edhe me ndryshime kushtetuese

lipjanipress

Nikolic dhe Vucic nisin takimin me Mogherinin

lipjanipress

Reçica: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

lipjanipress

“ENVER SEKIRAQA I LIRË, ALBIN KURTI NË BURG”

lipjanipress

PROF. DR. VEHBI IMERI MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT

lipjanipress

Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit

lipjanipress

Përplasen deputetët e koalicionit: “Ke interesa personale në shëndetësi”, “t’i s’merr vesh”

lipjanipress

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress

Policia për 24 orë shqipton numër rekord të gjobave në trafik

lipjanipress

Adri Nurellari braktis Hashim Thaçin

lipjanipress
Skip to toolbar