Lipjan-Banullë 25 qershor
Në Kolegjin “Mehmet Akif”në Banullë të komunës së Lipjanit,të premten në mbrëmje është organizuar një spektakël i vërtetë me rastin e diplomimit të maturantëve.
Në këtë manifëstim kanë marrë pjesë prindë dhe familjarë të nxënësve,zëvendës kryeministri në detyrë Haredin Kuqi,ministri i Arsimit Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë, përfaqësues të mediave dhe shumë qytetarë nga mbarë Kosova dhe drejtori I DKA-së,Rasim Hasani.
Drejtori Gjeneral i Institucioni Arsimor “Gulistan”, Mustafa Erden duke e përshendetur përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës si dhe të pranishmit në këtë ambient festiv ka thënë se” edhe Kolegji “Mehmet Akif”, në kuadër të “Gulistanit” vite me radhë ka kontribuar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në mbarë vendin , duke shenuar kështu rezultate të dukshme në lëmi shkencore në përmasa Evropiane dhe Botërore.
Dëshmia më e mirë për këtë është se në njëzetë e pesë shtete të ndryshme të të Botës, janë rexhistruar nxënësit e këtij Institucioni arsimor. Ndërsa në garat ndërkombëtare kemi zënë vente të para.Këta janë fëmijë e juaj dhe nxënësit tanë të cilët po sjellin rezultate të veçanta nga lëmi i arsimit në fusha të ndryshme”ka thënë Erden.
Në këtë vit shkollor nga të gjitha Kolegjet e “Gulistanit”,kanë diplomuar mbi 285o maturantë,ndërsa në ceremonitë e diplomimit kanë marrë pjesë rreth 2500 mysafirë. Ceremonia e diplomimit është përcjellur me program të pasur kulturo-artistik të përgatitur nga profesorët dhe nxënësit e shkollës.Të gjithë nxënësit maturantë, janë dekoruar me diploma të veçanta, ndërsa ata të cilët kanë marrë medalje të arta në garat ndërkombëtare ,duke tregur dije të jashtëzakonshme, janë falenderuar veçantë nga drejtoria e “Gulistanit”.
Ndërsa, në fund të kësaj ceremonie është organizuar edhe një program i pasur kulturo-artistik dhe një spektakël i vërtetë ku edhe ishin të kënaqur prindërit dhe të gjithë të pranishmit të këtij manifestimi.
Këtë spektakël e bëri madhëshor edhe këngëtarja Dhurata Dora,e cila ishte shumë e afërt me maturantë e të cilën ishin tepër të kënaqur me praninë e saj./LipjaniPress.com//