LipjaniPress

Në kujtim të përvjetorit të Masakrës së Reçakut

Lajme Lipjani

Në kujtim të përvjetorit të Masakrës së Reçakut

Bashkësia ndërkombëtare, disa orë pas krimit, e pa në dritë të diellit se çfarë është në gjendje të bëjë makineria ushtarake e Millosheviçit kundër një vendi dhe një populli tjetër

Ulliam Uoker:Kjo që ka ndodhur në Reçak është e paimagjinueshme

Reçak 15 janar 2018

Reçaku vazhdon të jetë dhembje, jo vetëm e familjarëve, por e të gjithë shqiptarëve sepse në këtë ditë pushteti serb, në mënyrën më mizore, vrau dhe masakroi civilë, njerëz të paarmatosur, madje edhe të moshës fëminore, që ishin në mbrojtje të pragut të shtëpisë së tyre bashkë me ushtarët e UÇK-së, nëntë prej të cilëve ranë heroikisht duke i dalë ballë për ballë këtij pushteti. Bashkërisht ata rikujtojnë dhe bashkërisht ndajnë dhembjen dhe krenarinë, të cilën kanë përjetuar para trembëdhjetë viteve në këtë vend dhe këtë ditë.

Sot, këta qytetarë përkujtojnë me shumë respekt ata që ranë në altarin e lirisë, në Reçak, që me gjakun e tyre i treguan botës se liria është më e vlefshme se jeta.

‘’Tani, kur jemi në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se të gjitha të arriturat, në radhë të parë shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës është meritë e pamohueshme e këtyre familjarëve tanë të cilët po i përkujtojmë sot. Është meritë e djemve dhe vajzave tanë të cilët dhanë jetën për liri, dhe se çdo veprim sot kërkon maturi në ruajtjen e vlerave për të cilat luftuan ata për zhvillimin dhe shtetëndërtimit, ndërsa,nëse veprimet tona janë të pamatura do ta zbehin sakrificën, luftën tonë dhe na bëjnë të harrojmë arsyen të cilën ranë ata, e ajo është liria, janë institucionet dhe shteti, të cilin kemi sot. Kompleksi Përkujtimor, ku pushojnë Martirët e Reçakut, të Prekazit me familjen e Jasharëve, është dhe do të mbeten dy simbole të veçanta të Republikës së Kosovës, të cilat simbolizojnë fillimin e fundit dhe fundin e fundit të pushtetit serb dhe okupimit serb në Kosovë. Më 15 janar të vitit 1999, qytetarët po perballeshim me forcat kriminale serbe, ishte dita e 15 janarit te atij viti kur reçakasit po beheshin gati per festen e Bajramit, pa e ditur se nuk do arrinin ta festonin ate. Ajo ditë e kobëshme do të kujtohet gjithmonë si dita e humbjeve të mëdha, e dhimbjes, por do të kujtohet edhe si dita kur Reçaku u bë toponim i njohur në rruzullin toksor, u bë emër që shkundi mekanizmin e rëndë politik ndërkombetar, dita kur do të vëhet ne lëvizje diplomacia botërore. Kjo tregon se vetem tragjika shtynë në veprim arsyen siç ndodhi edhe në këtë rast.Ky pra ishte një veprim kiminal si vetë natyra e pushtuesit, Masakra e Reçakut nuk ishte e para as e vetmja, as e fundit që ndodhi ne Kosovë, por Reqaku është i veçant sepse përms forcës së mediave u bë publik, u bë edhe biblik në ditët që pasuan me luften për mbrojtjen e kufomave, me krimin e dytë, marrjen e tyre nga kriminelet serbë, para syve të Misionit Ndërkombëtar, me vete odisejaden e varrimit të kufomave dhe varrimin madhështor të tyre me rrezikshmëri të lartë për pjesëmarrësit. Makineria ushtarake dhe policore e Millosheviçit kundër një vendi dhe një populli tjetër në kontinuitet bëntë krime mbi qytetarët e pafajshëm e kështu ndidhi edhe me 15 janar të vitit 1999, kur Raçakun e mbuloi me gjak. U torturuan për vdekje, u masakruan dhe u ekzekutuan 42 civilë.

/Lipjanipress.com//


Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

LISTA E KANDIDATËVE TË SUBJEKTIT POLITIK AKR DEGA LIPJAN SI DHE SUBJEKTI POLITIK PARTIA LIBERALE DEGA LIPJAN

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress

Thaçi rrugës për Bruksel në takim me krerët e BE’së: Do të flasim për vizat dhe për FSK’në

lipjanipress

Dardan Sejdiu kapet në rren, biznesin që ia ndaloi qytetarit në Prishtinë, ua lejoi Devollëve (Video)

lipjanipress

Gjoba dhe padi për partitë politike që përdorin të dhënat personale të qytetarëve

lipjanipress

Banka Ekonomike dhuron donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve

lipjanipress

Kush është Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër i LDK’së?

lipjanipress

PDK të gatshëm për fushatën zgjedhore

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Sabit H. Pacolli: Kryetari i degës së AKR-së në Lipjan uron besimtaret islam muajin e shenjtë të Ramazanit

lipjanipress

Haradinaj: Po mbahem peng në Francë

lipjanipress

A do të jetë Vjosa Osmani pjesë e Alternativës?

lipjanipress
Skip to toolbar