Edhe kësaj radhe ka dështuar mbajtja e mbledhjes të KK-së, të Lipjanit.Arsyeja, nuk ka pasur kuorum. Këshilltarët e opozitës PDK, AAK dhe PSDK, e kanë bojkotuar mbledjen e radhës të pa kënaqur me mos thirrjen e mbledhjes të jashtzakonshme të cilën e kanë kërkuar kohë më parë.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës të Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni pasi e ka parë se nuk ka kuorum për të vazhduar me punë në mbledhjen e kuvendit, prandaj edhe e ka shpallur të mbyllr këtë seancë kuvendare. Znj.Limani-Hajnuni, më pas ka shprehur brengosien e saj para këshilltarëve të cilët gjendeshin në sallë duke thënë se ”i falenderoj këshilltarët që gjenden këtu, ndërsa më vjen keq pë rata që nuk janë të pranishëm dhe të cilëve u mungon arsyeja për mos ardhje në mbledhje. Ata po mshifen prapa një kauze të pa qenë me çrast po pësojnë qytetarët sepse nuk po mund ta marrim vendime të rëndësishme siç janë” Vendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2017, i cili reflekton në interes të qytetarëve, Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Bashkësinë Islame, Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive dhe të tjera. Prandaj edhe njëherë i ftoj këshilltarët e opozitës që ti kthehen Kuvendit dhe të marrim vendimet me rëndësi për qytetarët. Nndërsa, sa i përket pytjes sonë se, pse nuk po e thirrni mbledhjen e jashtzakonshme të cilën e ka kërkuar opozita, gjë që për këtë arsye ata nuk vijnë në mbledhje, znj.Limani-Hajnuni ka thënë se MPAL, më ka dërgue një shkrëe njoftuese, për iniciativën e disa anëtarëve të Kuvendit Të Komunës për thirrje të mbledhjës të jashtzakonshme, prandaj, nëse MPAL e kërkon një gjë të tillë unë do ta ftoj atë mbledhjëe”ka thënë kryesuesja Limani-Hajnuni. Ndërka nga opozita thuhet e kundërta. Florent Hoxha, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, në emër të subjektit të tij politik si dhe të AAK-së dhe PSDK-së, ka thënë se “kryesuesja nuk poe përfillë Vendimin e MPAL-së,I cili në vazhdim shkruan:
Anëtarët e Kuvendit të Komunës, përkatësisht një e treta (1/3) e numrit të pëergjithshëm të anëtarëve, kanë të drejtë që conform nenit 44 paragrafi 1 te Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetqeverisje Lokale, të thërrasin mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është e obliguar ta thërret mbledhjen e Kuvendit të Komunës sipas kërkesës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës, ashtu siç është përcaktuar edhe me nenin 6.2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2015 për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: