LipjaniPress

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook

Lajme

Një gjykatë në Pakistan, ka dënuar me vdekje një shiit me arsyetimin se ai ka postuar në Facebook, informacion që gjykata e ka konsideruar si blasfemi

Dënimin ndaj 30-vjeçarit Taimoor Raza, e ka bërë të ditur gjyqtari Shabbir Ahmed në një provincë lindore në Punjab.

Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016, në Facebook përmbajtje poshtëruese për udhëheqësit fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed.

Sipas ligjeve të ashpra për blasfeminë në Pakistan, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare.

Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se në Pakistan shpesh abuzohet me ligjet e blasfemisë duke i përdorur si zgjidhje të hakmarrjeve personale.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shpend Ahmeti flet për jahtin, bëhet horë

lipjanipress

Në qytetin e Lipjanit është ngritur Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari (VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Haradinaj për AFP: Dialogu mund të vazhdojë vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

lipjanipress

Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, ka të plagosur

lipjanipress

Ministri i FSK-së nuk e ka refuzuar pagën me rritje

lipjanipress

Hapja Zyrtare e Fushatës nga LDK-Lipjan bëhet në Gadime (te Shpella), nga ora 19:00.

lipjanipress

Hahn: Kodi telefonik rezultat i dialogut Kosovë – Serbi

lipjanipress

Gjermania i kërkon Serbisë që “problemin e Kosovës ta zgjidhë shpejt”

lipjanipress

Nuk do të besoni se në çfarë kushtesh jetojnë këto familje në Komunën e Prishtinës (Foto)

lipjanipress

Spanja do ta ndalë ‘me forcë’ referendumin në Kataloni

lipjanipress

Propaganda e Beogradit: Kosova po përgatit sulm në Veri

lipjanipress

Krasniqi për bisedën e Thaçit me Vuçuiqin: Kush u gëzua më shumë

lipjanipress
Skip to toolbar