LipjaniPress

Në qytetin e Lipjanit është ngritur Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari (VIDEO+FOTO)

Lajme Lipjani

Imri Ahmeti: Përherë përkulemi para vepres heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit

Qytetarët e Lipjanit të martën kishin festë të shumëfisht. Ata ishin tubuar në qendër të qytetit të Lipjanit për ta parë Shtatorën e Komandantit Legjendar “Adem Jasharit” e cila është vendosur në qendër të qytetit pikërisht në Ditën e Flamurit më 28 Nëntor e që njëherit është edhe ditëlindja e Komandantit Adem Jasharit. Në mesin e mysafirëve të shumtë ishin edhe përfaqësues të familjes Jashari, Rifat Jashari dhe Bekim Jashari. Në Sheshin e qytetit i cili edhe e mbanë emrin e Komandantit “Adem Jashari” kishte shumë qytetarë dhe mysafirë të shumtë por edhe përfaqësues të subjekteve politike të vendit,familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve invalidë dhe veteran të UCK-së, përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare, ministra dhe deputetë, përfaqësues të FSK-së, të Policisë të Kosovës,të KFOR-it, të Bashkësive fetare të mediave dhe nga Shoqëria Civile . Për ti përshëndetur të pranishmit ishte i pari kësaj komune kryetari Imri Ahmeti. ”Jam shumë i lumtur që, sot, bashkë me Ju, në Ditën e madhe të Shqiptarëve, në ditën Flamurit Kombëtar, po e përurojmë Sheshin e Qytetit tonë i cili po kurorëzohet edhe me vendosjen e Shtatorës të Komandantit Legjendar të UCK-së, “Adem Jasharit”, ka thënë në fillim të fjalës përshëndetëse z.Ahmeti. Në vijim ai ka ponuar se “sikur sot që ndihen krenar lipjanasit, do të ndihen përherë me vepra të tilla, sepse vetëm me vepra të tilla e nderojme dhe e lartësojmë figurën e komandantit “Adem Jashari” dhe të bashkë luftëtarëve të tij. Për qytetarët e Lipjanit ky moment do të shënohet në historinë e qytetit tonë sepse është shtatorja e parë që qytetin tonë e që na jep nderë të gjithë qytetarëve lipjanas. Prandaj me krenari të thellë kombëtare si sot e përhërë përkulemi para vepres heroike të komnadantit legjendar të UCK-së, Adem Jasharit, ka thënë Ahmeti. Më tej Ahmeti ka thënë se kjo datë për herë na banë bashkë, sepse është data që na çliroi nga të tjerët e na lidhi me njëri-tjetrin si shqiptarë e si vëllezër. Prandaj,Sheshi dhe Shtatorja e Adem Jasharit janë simbolet e lirisë të Kosovës,të Pavarësisë dhe të prosperitetit të saj pas një shekulli dhune e terrori.Prandaj vepra e Presidentit historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugova dhe vepra sublime e familjes dhe e komandantit Legjendar Adem Jashari, janë mësimi që na ka dhënë historia më e re e Kosovës, ka thënë Ahmeti. Mirëpo në një atmosferë të tillë festive ishin të shumta duartokitjet sidomos kur e mori fjalën njeriu me mustaqë të mëdha Rifat Jashari. Baca Rifat doli për ti përshëndetur të gjithë ata njerëz e në mesin e tyre edhe shumë fëmijë, të cilët kishin ardhur për ta parë shtatorën e legjendarit “Adem Jashari”. Jam i nderuar kur gjendem para jush. Jam krenar që jam me ju . Ju falenderoj nga zemra për gjithë këtë punë të madhe që keni bërë. Sidomos e falenderoj kryetarin e komunës së Lipjanit Imri Ahmetin i cili me stafin e tij ka bërë që sot të kemi festë edhe në Lipjan, ka thënë ndër të tjera Rifat Jashari. Kështu Rifat Jashari dhe Imri Ahmeti zbuluan shtatoren e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” e cila shoqërohej nga Garda e Kosovës duke reflektuar rreze lirie mbi qytetarët lipjanas. Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari u punua nga skulptori i njohur, z. Idriz Balani, nga Durrësi.
/LipjaniPress.com//

Për me shumë shiqoni videon

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

S.Retkoceri: Sondazhi i organizuar i bër tamam skenar (Foto)

lipjanipress

Duhani, shkaktar i 85 për qind të rasteve me kancer në mushkri

lipjanipress

MD e Serbisë: Kurrë s’kemi fshehur dokumentet për krime

lipjanipress

Kosovarja dënohet nga Zvicra, veç pse këndoi këngë “I feel good” në vend publik

lipjanipress

Rrjetet sociale vazhdojnë të përdoren për shpërndarje të ideologjive ekstremiste

lipjanipress

Në Kolegjin “Mehmet Akif”mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të gjeneratës së 12-të

lipjanipress

Megjithatë kryeministri thotë se do ta mbrojë lirinë e mediave

lipjanipress

Fillon ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Rubovc

lipjanipress

Çelaj thotë se Vetëvendosje po e frikëson drejtësinë

lipjanipress

Britania dërgon qindra ushtarë, tanke dhe armatim të rëndë në kufirin me Rusinë

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

“Keqardhje” e Beogradit për kohën e humbur të Kosovës me zgjedhje

lipjanipress
Skip to toolbar