Nënkryetari i Komunës Sefer Tasholli, gjatë ditë së somte ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e Fondacionit për Zhvillim të Qëndrushëm Ekonomik – Preda + Kosovë dhe Organizatës ASB nga Qeveria Gjermania, të dyja si autoritet zbatues dhe Komuna e Lipjanit si partnere.
Ky bashkëpunim nga ana e pjesëmarrësve u cilësua si shumë i rëndëshimën në realizimin e projektit në “Stabiliteti Socio-Ekonomik i Komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda +Kosovë në partneritet me ASB.
Ky projekt ka për synim të krijoj kushe të qëndrueshme të jetesës dhe kushte më të mira socio-ekonomike për familjet e popullatës shumicë dhe asaj pakicë në Kosovë përmes gjenerimit të ardhurave, punësimit dhe mundësive të zhvillimit ekonomik.
Projekti do të implementohet gjatë viteve 2017-2019, ku do të përfshihen 11 komuna në mesin e tyre është edhe Komuna e Lipjanit./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: