LipjaniPress

Nënkryetari Tasholli priti në takim përfaqësueset e projektit zviceran Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor

Lajme

Nënkryetari i Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Avdullah Fazliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Agim Krasniqi kanë pritur sot udhëheqësen e projektit Kujdesi Shendetsor i Qasshem dhe Cilsor (AQH), Debra Stevenson dhe zv/udhëheqësen e këtij projekti Qamile Ramadani.
Nënkryetari Tasholli i ka falenderuar ekipin e projektit si dhe Qeverinë Zvicerane të cilët vazhdimisht janë të pranishëm me projekte dhe po ndihmojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqenies për qytetarët e komunës sonë. Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm dhe se investimi në Kujdesin Parësor Shëndetësor është investim në bazën e vet sistemit shëndetësor.
Ndërsa, udhëheqësja e projektit, Debora Stevenson i ka njoftuar për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në kryerjen e këtij projekti ku në mesin e 12-të Komunave të Kosovës është edhe Komuna e Lipjani. Ky projekt ka vlerën mbi 7 milion euro dhe do të zgjas 4 vite, me anë të të cilit parashihet trajnimi i menaxhmentit, furnizimin me paisje bazike për QKMF dhe QMF dhe projekte të vogla për përmirësimin e cilësisë në shërbimin mjekësor primar.
Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështetë agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor./Lipjanipress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Aktori i njohur kosovar aderon në Vetëvendosje (FOTO)

lipjanipress

Fotot e rralla: Ana e butë e presidentit të ri amerikan

lipjanipress

Nisma planifikon të nisë mocion mosbesimi kundër Qeverisë

lipjanipress

Ambasadori Greiçevci: Ende nuk dihet identiteti i të vdekurve nga sulmi terrorist

lipjanipress

Familja gjakovare ua falë gjakun e dy djemve familjes nga Peja

lipjanipress

Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm

lipjanipress

Dialogu ‘ribashkon’ opozitën

lipjanipress

Gecaj: Hipokrizia nuk ka kufi (Foto)

lipjanipress

Veton Surroi tallet me vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë paratë e sigurimeve veteranëve

lipjanipress

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

lipjanipress

20 mijë gra të dhunuara, asnjë i dënuar (VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar