Neymar mendon se Barcelona ende mund ta fitojë titullin e Spanjës
Barcelona gjendet një pikë prapa Real Madridit, por Los Blancos ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe ekziston mundësia kjo diferencë të shkojë në shtatë pikë – natyrisht nëse ekipi i Zinedine Zidane fiton dy ndeshjet e mbetura, me Valencian e Celta Vigon, dyja si mysafirë.
Por, pavarësisht kësaj, Neymar beson Barcelona edhe më tej ka gjasa ta fitojë titullin, gjithmonë duke kujtuar atë që ndodhi sezonin që lamë pas, shkruan Goal, transmeton Gazeta Express.
“E dimë se është e vështirë ( të fitojmë titullin), por jo e pamundur. Vitin e kaluar ne ishim 12 pikë para vendit të dytë dhe në fund fituam me një apo dy pikë diferencë, nëse nuk gaboi”, tha fillimisht Neymar.
“Kam edhe shumë ndeshje deri ën fund, gjithçka mund të ndodhë, dhe ne jemi shumë të fokusuar. Jemi të etur për tituj dhe ne do të luftojmë deri ën fund për të”, shtoi braziliani.