Lipjanipress

Nisma: Vazhdimi i dialogut është vetëm në interes të Serbisë

Lajme

Kundër bisedimeve të Kosovës me Serbinë është shprehur edhe partia opozitare “Nisma për Kosovën”.

Kjo e fundit po konsideron se paralajmërimi për një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për ditën e nesërme në Bruksel është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak edhe në interes të Kosovës.

“Vazhdimi i këtij lloji të dialogut të filluar në vitin 2011 në të cilin në vazhdimësi Kosova ka qenë objekt dhe jo palë e barabartë duhet të ndërpritet menjëherë”, thuhet në reagimin e “Nismës për Kosovën”.

Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj po konsideron se vazhdimi i këtyre bisedimeve pas provokimeve dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë duke filluar nga Asociacioni i Komunave Serbe e duke vazhduar me ndërtimin e murit që ndan qytetin e Mitrovicës, ndalimin e Ramush Haradinajt nga INTERPOL-i në Francë me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia dhe provokimi me Trenin Rus nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

“Vetëm pasi Kosova të ketë ndërtuar një platformë të përbashkët nacionale për bisedime me Serbinë dhe vetëm atëherë kur Serbia të jetë e gatshme të ulet në bisedime me Kosovën si palë të barabarta mund të fillohen bisedimet e reja”, thuhet në reagimin e partisë opozitare “Nisma për Kosovën”.

Facebook Comments

Related posts

Shala i LDK’së: Si ka mundësi që veturat e Komunës së Prishtinës të shpenzojnë nga 25 litra në 100 km?

lipjanipress

LDK – Presidentit: Po bën fushatë nëpër shkolla

lipjanipress

Tsipras në Beograd: Askush s’mund të na bëjë presion për njohjen e Kosovës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli