LipjaniPress

Njëqind e dyzetë vjetë nga Shpërngulja e Shqiptarëve nga Trojet e Tyre Etnike

Lipjani

Të dhënat historike flasin se populli shqiptar me shekuj është ballafaquar me dhunën e pushtuesit serb dhe pasojat e saj. Pjesa dërmuese e Muhaxhirëve të shpërngulur nga trojet e tyre gjejnë strehim në Kosovë, Maqedoni dhe Anadoll.

Numri i të shpërngulurve nuk është ditur kurr por një gjë dihet se ishte shumë i madh. Nga burime të ndryshme statistikore bëhet e ditur në territorin e Toplicës, Prekupes, Vranjës, Leskocit e të Nishit kishte 545 fshatra shqiptare të cilët Qeveria serbe me dhunë i ka zhdukur nga harta e gjeografisë. Ndërsa, sipas burimeve vetëm në Vilajetin e Kosovës numri i Muhaxhirëve kishte arritur shifren prej 117000.
Pikërisht, ishte dhjetori i vitit 1877, i përfshirë nga një acar i paparë kur makineria serbe filloi ti përndjekë shqiptarët nga trojet e tyre etnike nga Sanxhaku I Nishit, duke përdorur dhunë, vrasje e plaçkitje.
Muhaxhirët në këto momente u ndodhën midis jetës dhe vdekjes para masakrave të makinerisë serbe. Ata nuk mund të merrnin asgjë nga pasuria e tyre. Detyroheshin ti marrin vetëm fëmijët dhe pak gjëra ushqimore.
Siç dihet pasuritë e tyre i merrnin kolonozatorët serbë. Për fatin e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike kanë shkruar shumë studiues shqiptarë. Për këtë plagë të rëndë të cilën e ka përjetuar populli ynë ka shumë kujtime.Njëri nga ata që nuk është pajtuar kurrë më këtë të keqe që i ka ndodhur popullit Muhaxhirë është pa dyshim edhe veprimtari i kësaj çështje Nazmi Vishesella.”Shpërngulja e familjes Vishesella nga trojet autoktone nga Toplica e Sanxhaku të Nishit përjetoi spastrim etnik me çrast u vranë shtatë persona.
Ardhja e tyre në Kosovë dhe shpërndarja nëpër fshatra ishte mëse e domosdoshme. Fillimisht ata janë vendosur në fshatin Trudë komuna e Prishtinës, ishin dy vëllezër: Lahi dhe Muharrem Vishesella.
Grupi i dytë ishte vendosur në fshatin Grabovc të Fushë të Kosovës e që ishin katër vëllazër: Azemi,Kameri,Dini dhe Rrustemi. Nga grupi i tretë i cili ishte vendosur në fshatin Kishnarekë komuna e Gllogovcit ishin dy vllëzër: Xhelili dhe Imeri,ndryshe ishin stërgjyshërit e mi”thotë z. Vishesella. Ndërsa grupi i katërt ishte vendosur në fshatin Orllat me tre vëllezërit: Mani,Syla dhe Jusufi. Mirëpo ajo që vlenë për të thënë është se shumica e ktyre familjeve posedojnë tapitë e asaj kohe për këto troje të cilat janë marrë me dhunë nga ushtria serbe.Kështu fillon rrëfimin e tij z.Vishesella i cili kohë pare e kishte formuar Shoqatën e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre Etnike, për të cilën kërkon që të funksionalizohet sepse është e një rëndësie të veçant, thotë z.Vishesella./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Lipjan

lipjanipress

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan -Grackë

lipjanipress

Bujani që vetëm para pak ditësh ka formuar nëndegën e Nismës, po tregon që çdo ditë po e rritë përkrahjen për kandidatin për kryetar të Lipjanit z.Heset Sahiti, duke u bazuar në programin tij zgjedhor.

lipjanipress

Përurohet objekti i ri shkollor në Bujan

lipjanipress

Mesazhe paqeje e tolerance për Kurban Bajram

lipjanipress

Ja se kur fillon Muaji i Ramazanit (Foto)

lipjanipress

U mbajt Kuvendi i Punës së Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Lipjan.

lipjanipress

Kolegji i Gylenit “Mehmet Akif” dënohet me 12 mijë euro, instaloi kamera në toalete

lipjanipress

Kastriot Luma: Dita e Evropës!

lipjanipress

Shumë fshatra të Lipjanit tashmë tre ditë pa rrymë

lipjanipress

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress
Skip to toolbar