Familja jone keto dite po kalon momente te veshtira pas aksidentit qe pesoi familjari yne Sabedini deri sa ishte duke punuar me mjet pune per sigurimin e nje mireqenje me te mire per familjen .
Pas fteses sone publike per dhurim te gjakut per ti dalur ne ndihme Sabedinit, u lajmeruan shume vullnetar dhe treguan gatishmerine per te na dalur ne ndihme, dhuruan gjak dhe nje numer i madh vullnetaresh tjere kane shpreh gatishmerine per te dhuruar gjak me te cilet edhe jemi ne kontakt .
Per momentin jane siguruar doza te mjaftueshme per ditet ne vijim dhe pas konsultimit me mjeket ju njoftojme se nderpritet per momentin ftesa per dhurim te gjakut per kete rast .
I falenderojme nga zemra te gjith ata qe kane dhuruar gjak per Sabedinin, dhe ata qe jane ne pritje per dhurim te gjaku, gjithashtu falenderojme shoket e Sabedinit dhe te gjith njerzit qe shprehen gatishmeri qe ne cdo kohe te jene afer nesh.
Falenderim te vecant per stafin mjekesor qe po japin maksimumin per Sabedinin.
Nese do te paraqitet nevoja per gjak ne te ardhmen do te bejme ftese permes mediave dhe rrjeteve sociale./Lipjanipress.com//
Me shume respekt!
Familja Agushi