LipjaniPress

“Nuk mund të tërhiqet paralele në mes të Jasharit e Rugovës, sakrifica e Jasharajve është unike”

Lajme

Në seancë parlamentare të së enjtes është miratuar ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, të cilin deputeti i PDK-së, Shaip Muja po e konsideron që është vonuar shumë.

Ai ka thënë që përmes këtij ligji ky kompleks do të jetë nën mbrojtjen e shtetit si monument historik, dhe tutje mund të mbrohet edhe nga UNESCO.

“Ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është vonuar shumë. Ka pasur nevojë që të filloj ndoshta para dhjetë vitesh, ngaqë objektet atje janë duke u dëmtuar vazhdimisht e duhen konservuar. Ky duhet të jetë nën mbrojtjen e shtetit si monument historik e në qoftë se anëtarësohemi në UNESCO do të mbrohet edhe nga ajo” ka thënë Shaip Muja në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Tutje Muja ka thënë që vepra e familjes së Adem Jasharit i tejkalon kufijtë patriotik dhe se nuk mund të krahasohet me Ibrahim Rugovën.

“Mesazhi i familjes se Adem Jasharit i tejkalon kufijtë patritiok. Nuk mund te krijohet një paralele në mes të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Sakrifica e Adem Jasharit tejkalon vlerat njerëzore, ai është sakrifikuar me tërë familjen e tij, nuk ka qenë sakrificë e tij personale por e tërë familjes. Ky është rast unik, është simbol i lirisë për të gjithë” ka thënë Muja, njofton Klan Kosova.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Granit

Haradinaj: Mustafa është i lodhtë, Kurti s’e kupton qeverisjen

lipjanipress

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

lipjanipress

Sheiku në Mal të Zi personelit të një hoteli në Tivat ku ishte sistemuar, ua ka “luajtur trurin” duke iu lënë bakshish 36.000 euro!

lipjanipress

Britania e zhgënjyer me rezultatet e memorandumit për depolitizim të bordeve

lipjanipress

Vucic i takon liderët serbë të Kosovës në një lokacion të çuditshëm – në Rashkë

lipjanipress

Ku mbet gjaku, A mjafton kjo?.

lipjanipress

Tronditen banorët e Gjenevës nga një libër islamik që kanë pranuar me postë

lipjanipress

Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, s’flet më për luftë

lipjanipress

David Philips shkruan për elitën e korruptuar në Prishtinë dhe raportet e reja Kosovë-Amerikë

lipjanipress

PDK dhe LDK flasin për emrat e mundshëm për garën e Prishtinës

lipjanipress

Historia prekëse e ushtarit që shërbeu në Kosovë (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar