LipjaniPress

OPERACIONET NË ZEMËR NË KOHË PANDEMIE

Lajme Lipjani Shneta Technology

Edhe pse në kohë pandemie në Repartin e Kardiokirurgjisë vazhdojnë të kryhen operacione urgjente në zemër. Së fundi në këtë repart është kryer një operacion i rrallë në patologjinë: diseksion spontan i arterieve koronare. 

Diseksioni spontan i arterieve koronare  është një gjendje e pazakontë emergjente që ndodh kur një qarje bëhet në një enë gjaku (arterie)  në zemër. Për pasojë mund të ngadalësohet ose mbyllet rrjedha e gjakut në zemër, duke shkaktuar një sulm në zemër, anomali në ritmin e zemrës ose vdekje të papritur.

Me këtë situatë u perball pacientja M.A. 43 vjece e cila me sukses u operua javën e kaluar, në sallën e kardiokirurgjisë të QKUK-së. Ajo vuante nga diseksioni i eneve te gjakut qe ushqejnë muskulin e zemrës ( Arteria koronare e djathte ishte e prekur në pjesën e sipërme dhe të mesme si dhe arteria interventrikulare e perparme  ishte e prekur në pjesën e sipërme dhe të mesme ku ishte krijuar hematomë brenda murit të enës së gjakut dhe ishte penguar rrjedhja e gjakut).

Pacientja gjithashtu vuante edhe nga disa sëmundje të tjera që e rrisnin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.

Ky operacion në zemër, sipas evidencës tone eshte i pari i ketijë lloji në klinikën tonë. Edhe pse  teknikisht sfidues dhe që  shoqërohet me shkallë shumë të lartë të dështimit ose ndërlikimeve është kryer me sukses në sallën e Kardiokirurgjisë në QKU-Prishtinë nga ekipa operatore :

Dr.Xheladin Rizani

Dr.Rifat Brahimaj

Dr. Endrit Shala

Dr. Doruntina Bunjaku

Inf. I Perfuzionit Bernard Berisha

Inf. instrumentare Lindita Asllani Dr.Xheladin Rizani thotë se edhepse në kushte pandemie Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive është e gatshme të kryej me sukses operacione komplekse në zemër.//LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

IMRI AHMETI- nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me këshillin evropian KE për të drejtat e minoriteteve

Press Lipjani

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

lipjanipress

Pretendimet e një romi se UÇK-ja ia rrëmbeu vëllain dhe kushëririn

lipjanipress

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti gjatë vizitave në teren

lipjanipress

Inaugurohet objekti muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj

Press Lipjani

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Press Lipjani

Interpoli pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuar publikisht (FOTO)

lipjanipress

Thaçi në dijeni për listën e ekzekutimeve të Murat Jasharit

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Kryesia e PDK-së dega në Lipjan nderon të rënët në Ribar të Vogël

lipjanipress

Sondazhi i organizuar nga LipjaniPress, nxjer fitues kryetarin aktual Imri Ahmeti.

lipjanipress

Edi Rama në AKK: Procesi i Ramushit do të përfundojë ashtu siç duhet

lipjanipress
Skip to toolbar