LipjaniPress

“Ora e Tokës – Earth Hour” për herë të tetë shënohet edhe në Kosovë.

Bota Lipjani

Më 25 Mars 2017, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës – Earth Hour” u zhvilluan aktivitete me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Qëllimi i kësaj iniciative ishte organizimi për herë të tetë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj, që me datë 25 mars 2017 prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fiken dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë dhuratë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana” andaj ky eveniment njëkohësisht shërben edhe si një ambasador për Republikën e Kosovës ngase emitohet në shumë mediume të botës./Lipjanipress.com//
Edhe këtë vit organizimi qendror është mbajtur në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ku gjatë ditës ambientalist dhe aktivist të Eko Vicianes kanë vendosur stendat me qëllim që të firmosen qytetarët në eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses.
Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ndërgjegjësimi janë shtypur një numër i fletëpalosjeve të cilët janë shpërndare nëpër qytet.
Edhe kete viti Prof. Dr. Ferdije Zhushi Etemi nga Departamenti i Biologjise prane FSHMN-se, e zgjedhur per Ambasadore te ketij aktiviteti tek ne, mbajti nje fjalim rasti ku permendi rendesine e simbolikes se kesaj feste e cila do te mund te sherbej si menyre vetedijesuese per qytetaret tane ne kursimin e energjise qe me kete do te ndikonte edhe ne ruajtjen e mjedisit.
Gjithashtu nxenes te perzgjedhur nga SHFMU “Ismail Qemali” ne bashkepunim me Prof. Valon Hoxha ishin pjese e programit me esete dhe panot e pergatitura me kete rast.
Pikërisht në oren 20:30 janë fikur dritat edhe në Sheshin “Nëna Terezë” duke u solidarizuar me miliona njerëz dhe mijëra qytete anekënd botës, të cilët në këtë moment i kanë ndalur dritat.
Kosova tashmë ka lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën janë regjistruar shumë qytetarë te Kosovës si individ apo organizata, së bashku per të kontribuar në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ti dhënë rëndësinë e duhur promovimit të kësaj ngjarje. Kjo ngjarje konsiderohet si “aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë” dhe ky ishte viti i dhjete jubilar qe nga fillimi i manifestimit te saj.
Gjithashtu falënderojmë edhe Komunën e Prishtinës, e cila edhe sivjet ka kontribuar moralisht duke fikur dritat në Sheshin “ Nënë Tereza”./Lipjanipress.com//i.r.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetari Imri Ahmeti agjendën elektorale të takimeve me qytetarët e vazhdoj sonte në Kraishtë

lipjanipress

Provokim apo aderim!? Gazetari Duriqi kapet “mat” në takim me kryetarin e PDK-së së Lipjanit

lipjanipress

Ardian Nokaj: Darka e Fundit

lipjanipress

Përfaqësuesi i Kim Jong Un: Koreja e Veriut mund ta shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba! Kujdes

lipjanipress

Kurti: pas 11qershorit populli do ta ketë ndihmen tonë sikurese edhe bizneset tjera në Kosovë në mënyrë që ta rrisim punësimin e popullsisë dhe bugjetin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë të vendit.(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

SHBA’ja burgos djalin e deputetit rus, reagon keq Rusia

lipjanipress

Kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi edhe në Gllogoc programin për qeverisjen 4 vjeçare në Lipjan.

lipjanipress

Ja se kur fillon Muaji i Ramazanit (Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti, uron qytetarët lipjanas për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

lipjanipress

Familja e veteranit të luftës Ilir Jasharit bëhët me banesë të re! (VIDEO)

lipjanipress

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti gjatë vizitave në teren

lipjanipress

Qeverisje profesionale për Lipjanin me 144.

lipjanipress
Skip to toolbar