Lipjanipress

Palmat e “shtetit” në Strugë dhe Ohër po ngrijnë nga i ftohti (VIDEO)

Maqedoni

Një numër i madh i palmave në Ohër dhe Strugë nuk i kanë mbijetuar temperaturat e ulëta të këtij dimri. Ato vazhdimisht po thahen dhe kalben, raportton Alsat-M.

Përreth Liqenit të Ohrit para dy viteve u mbollën rreth 250 palma. Disa nga ekspertët e ambientit jetësor rekomandojnë zëvendësimin e tyre me bimë autoktone.

Këtë periudhë të temperaturave të ulëta që është karakteristike për bimët autoktone, palmat nuk mund ta durojnë andaj edhe shkatërrohen. Fillimisht do t’u dëmtohet rrënja dhe trungu e më pas edhe pjesa e epërme. Vlerësimi më i mirë mund të jepet në pranverë kur duhet të vegjetojnë. Mendoj se shumë prej tyre do të dëmtohen apo tërësisht të shkatërrohen”, tha Lazo Naumoski, agronom.

Ndryshe, shteti para rreth dy viteve shpenzoi gjysmë milion euro për gjithsej 1100 pallma. Ato u mbollën në disa vende të Maqedonisë. Probleme me ngrirjen e tyre tani janë paraqitur edhe në Strugë ku nga Ndërmarrja Publike Komunale tentojnë t’i shpëtojnë duke i mbuluar me thasë. Sipas ndërmarrjes, këto palma mund të durojnë deri në -17.

Facebook Comments

Related posts

Gjatë fundjavës në Shkup 23 aksidente, një i lënduar rëndë disa veta më lehtë

lipjanipress

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli