Lipjanipress

Pamje të tmerrshme në kryeqytet – lypësi i zhveshur në temperatura nën zero (Foto)

Lajme

I zhveshur në mes të rrugës e në temperatura -10 gradë celsius, një fëmijë në Prishtinë ka ditë të tëra që po kërkon lëmoshë te vendi siç njihet “Posta e Madhe” në kryeqytet.

I shtrirë në mes të rrugës e tërësisht i zhveshur në pjesën e sipërme, djaloshi po kërkon para nga kalimtarët e rastit, raporton Gazeta Express.

E raste si i këtij fëmije ka plot në Kosovë. Në disa raste fëmijët të cilët kërkojnë lëmoshë, shpesh bien në konflikt me ligjin për kryerje të krimeve të vogla.

Mosha e fëmijëve lypës kryesisht sillet nga 8 në 13 vjeç. Shumë nga ta përfundojnë si të shfrytëzuar, por edhe të trafikuar.

Ndryshe, edhe mekanizmat ndërkombëtarë në raportet e tyre flasin për dukurinë e kërkim-lëmoshës nga fëmijët, konsiderojnë se në Kosovë kjo është një dukuri mjaft shqetësuese.

Facebook Comments

Related posts

Ish – anëtari i VV’së godet Shpend Ahmetin për jahtin: Pse na shisnit moral (Foto)

lipjanipress

KEK’u e hedh topin te KEDS’i për mungesën e rrymës

lipjanipress

Molliqaj: Hyjmë koalicion me LDK-në, por pa Isa Mustafën

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli