LipjaniPress

Parlamenti në Zvicër ndryshon statusin e azilkërkuesve

Lajme

Dhoma Nacionale në sesionin e djeshëm, me shumicë votash (113 kundrejt 63) ka miratuar një mocion përmes të cilit i kërkohet qeverisë që të bëjë ndryshimin përkatës të statusit të përmendur.

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është marrë e para nga dy dhomat me çështjen e ndryshimit të statusit të pranimit të përkohshëm të azilkërkuesve (viza F) gjegjësisht ndarjes së këtyre azilkërkuesve në dy kategori.

Ajo, në sesionin e djeshëm, me shumicë votash (113 kundrejt 63) ka miratuar një mocion përmes të cilit i kërkohet qeverisë që të bëjë ndryshimin përkatës të statusit të përmendur, shkruan nzz.ch. Me këtë ndryshim duhet të realizohet një mbrojtje më e mirë dhe më efikase e refugjatëve me qëndrim të përkohshëm, transmeton albinfo.ch. Statusi i ri pritet të përmirësojë edhe pozitën në tregun e punës të kësaj kategorie të refugjatëve.

Pas votimit në Dhomën Nacionale, çështja i kalon Dhomës së Kantoneve (Senatit).

Siç shkruan albinfo.ch, Këshilli Federal kishte pranuar një mocion të Komisionit për Politika Shtetërore (SPK) në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit. Ky mocion kërkonte që statusi i sotëm i përkohshëm i azilkërkuesve (Viza F) të diferencohet, gjegjësisht të parashihen kushte të ndryshme për statusin e qëndrimit në Zvicër të personave të kësaj kategorie.

Te një pjesë e azilkërkuesve që bëjnë pjesë në këtë grupim që në fillim shihet se do të mbeten të qëndrojnë një kohë të gjatë në Zvicër. Këta azilkërkues, sipas propozimit të SPK do të pranoheshin me statusin e ri që do të quhej “të mbrojtur”. Nga ana tjetër, ata të cilët kanë vetëm nevojë të përkohshme për mbrojtje, do të identifikohen me statusin “me nevojë të përkohshme për mbrojtje”, transmeton albinfo.ch. Kjo varet nga situata në vendet prej nga vijnë këta persona.

Në rast se të dy dhomat e Parlamentit do ta votojnë këtë propozim, Këshilli Federal do ta përpunojë një propozim ligji për këtë problematikë.

Statusi i kategorisë së parë (të mbrojtur), sipas komisionit të përmendur do të ketë këto cilësi: nuk do të jetë i kufizuar në kohë; do të mundësojë bashkimin familjar të personit që ka këtë status, me kusht që ai të jetë i pavarur financiarisht; Është e domosdoshme lidhja e marrëveshjes për integrim; Integrimi në tregun e punës etj.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ramadan Muja, një mandat duke u ballafaquar me drejtësinë

lipjanipress

Pas sulmit terrorist në Londër, Parlamenti merr një vendim

lipjanipress

Një tjetër virus do të godasë Botën? Kina lëshon alarmin

lipjanipress

Avni Nazmi Limani :kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan:PËRKRAHJA E MADHE PËR KRYETARIN RETKOCERI NË JANJEVË E KA FUTUR NË PANIK IMRI AHMETIN

lipjanipress

Aeroplanët luftarakë të Izraelit e sulmojnë Rripin e Gazës

lipjanipress

Avokati i Popullit: Kushtëzimi për pagesën e tatimit në pronë, i paligjshëm

lipjanipress

Musliu: UNMIK ka procesverbale ku Lumezi thotë se nuk e ka provimin e jurisprudencës

lipjanipress

Oficeri i policisë ia përplas hajnit kokën për makine (Video +16)

lipjanipress

Këshilli komunal i viktimave të dhunës në baza gjinore mban takim pune

lipjanipress

Aksidentohet një veturë në Bregun e Zi (FOTO)

lipjanipress

Ministrja serbe e Drejtësisë: Nuk ka arsye që kërkesa për ekstradimin e Haradinajt të refuzohet

lipjanipress
Skip to toolbar