Qëllimi i kallzimit penal është pretendimi se i lartëcekuri në kundërshtim me nenin 38 të Ligjit për Prokurim Publik 04L/042, i ndryshuar me Ligjin 04/L237, Ligjin 05/L068 dhe Ligjin 05/L092, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës kornizë me operatorin ekonomik DPZ ”Suzuki” nga Miradia e Epërme për servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të komunës së Lipjanit, pas skadimit të afatit 36 mujor, afat i cili në asnjë mënyrë nuk lejohet të vazhdohet bazuar në nenin 38 të Ligjit për Prokurim Publik të lartëcekur.
Ne pretendojmë se z. Adem Duriqi ka kryer vepër penale të paraparë me nenin 422 të KPRK-së, ku duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat me qëllim të krijimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetët apo t’i shkaktoj dëm personave tjerë të cilët potencialisht do të kryenin këto shërbime nëse do të kishte ndonjë procedurë të mirëfilltë të prokurimit.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: