Lipjanipress

PDK dhe LDK flasin për emrat e mundshëm për garën e Prishtinës

Lajme

Përderisa zgjedhjet në nivel komunal nuk janë larg, garë e ashpër pritet të zhvillohet edhe në Prishtinë. Përkundër kësaj, dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë dal me emra konkretë me të cilët synojnë marrjen e pushtetit në kryeqytet.

Edhe pse nga të gjitha partitë po përfolën emra të ndryshëm, zyrtarët partiak kanë deklaruar se bisedimet për emërimin e kandidatëve po zhvillohen, por që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, raporton lajmi.net

Sokol Havolli, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri janë disa nga opsionet e LDK-së që kanë qarkulluar për një kandidim të mundshëm për kryetarin e Prishtinës. Por që këta zëra i ka mohuar shefi i asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi.

Gashi ka për lajmi.net se emrat që po përfolën janë të vetëshpallur.

“Emrat që po përfolën janë emra të vetëshpallur që nuk mund të merren si valid, përderisa partia ende nuk e ka dhënë propozimin e vet. Ne me kohë do të dalim dhe do ta zyrtarizojmë opsionin e duhur”, ka deklaruar Gashi.

Ai është shprehur i bindur se partia e tij është e gatshme qysh në këto momente për zgjedhje, duke theksuar se fitorja është e padiskutueshme.

“Ne po përgatitemi për garë dhe jemi të gatshëm që në këtë moment. Nuk e kemi asnjë dilemë për fitore, dhe nuk nisemi me mëdyshje”, theksoi ish drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Kurse në degën e PDK-së në kryeqytet ka disponim që kandidat të jetë Kryetari i Degës së në Prishtinë, Lirak Çelaj.

Çelaj e ka thënë për lajmi.net se për çështjen e kandidimit për të parin e Prishtinës do të diskutohet edhe me organet e partisë në nivelin qendror.

“Diskutime ka pasur në degë, por besoj edhe në nivelin qendror. Ende nuk ka një përcaktim përfundimtar për këtë çështje, por në Degën e Prishtinës ka ekzistuar një disponim në parim që kryetari i degës të jetë kandidati për Prishtinën”, u shpreh Lirak Çelaj.

Në lidhje me ambiciet e kësaj partie për kryeqytetin, Çelaj theksoi se dy partitë që e kanë pasur pushtetin në Prishtinë, pra edhe LDK edhe VV kanë dështuar me qeverisjen në kryeqytet.

“Qytetarët e Prishtinës i kanë provuar dy qeverisje alternative dhe kanë mundur t’i shohin se që të dyja kanë dështuar. Qeverisja e PDK-së në nivel qendror ka dëshmuar se di të qeverisë, dhe mendoj që ky model do të ndikojë pozitivisht edhe në nivel komunal, duke i’a rritur gjasat për fitore Partisë Demokratike”, ka thënë Çelaj për lajmi.net.

Edhe partitë tjera si Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë dal me emra potencial si kandidat për Prishtinën, për zgjedhjet lokale që do të mbahen gjatë muajve nëntor-dhjetor të këtij viti. /L

Facebook Comments

Related posts

Ambasadori Greiçevci: Ende nuk dihet identiteti i të vdekurve nga sulmi terrorist

lipjanipress

Seanca për Haradinajn nesër në ora 09:00

lipjanipress

Cormack: Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Republikës Serbe  

Rexhep Isufi
Albanian
Kalo te paneli