PDK-Lipjan 18 dhjetor 2017
Të hënën këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Lipjanit me 17 vota për,kanë aprovuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2018-2020.
Ky. Buxhet për dy vitet e ardhëshme parashihet të jetë 15 milionë e 316 mijë e 172 euro.Mirëpo, pakënaqësi në ndarjen e buxhetit ka në mesin e zyrtarëve të PDK-së, ku në një konferencë për media shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Lulzim Rrustemi shprehet se grupi i anëtarëve të PDK-së është kundër aprovimit të buxhetit për arsye të shumëta .‘’ Grupi i anëtarëve të PDK-së është kundër aporvimit të ketij buxheti për arsye se ka mangësi të shumta, ka shkelje ligjore duke qenë shumë I cunguar dhe është i njëanshëm prandaj, si i tillë mbetet i pa pranushëm për grupin parlamentar të PDK-së’’,ka thënë Lulzim Rrustemi shef I grupit të këshilltarëve të PDK-së.Sipas tyre, buxheti po tregon anshmëri të theksuar dhe kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.‘’Ky buxhet nuk i specifikon sakt projetet të cilat janë të parapara se si do të shtrohen rrugët, rrugicat, lumenjët, trotuarët të cilat nuk kanë specifikim të caktuar dhe siç dihet kompetecë për aprovimin e këtij buxheti e ka kuvendi dhe asesi kryetari komunës apo ekzekutivi. Prandaj si i tillë për ne është i pa pranushëm ’’ ka thënë z.Rrustemi./LipjaniPress.com//