PDK-Dega Lipjan ka reaguar ndaj veprimeve të paligjshme të aktivistëve të LDK-së në disa qendra të votimit. Komunikata e PDK ka nxjerr në pah se si njerëz të Imri Ahmetit nëpër disa qendra votimi po shantazhojnë dhe kërcënojnë votuesit. “Partia Demokratike e Kosovës reagon ndaj zhvillimeve momentale në disa qendra të votimit si: Dobrajë e Madhe, Akllap, Babush i Muhaxherëve, ku njerëz të afërt të Imri Ahmetit kandidatit të LDK-së po qëndrojnë brenda hapësirave të qendrave të votimit,ku është i ndaluar qendrimi dhe përmes prezencës së tyre po mundohen të shantazhojnë votuesit duke ju kërkuar që të votojnë për kandidatin e tyre. Njëkohësisht po në këto qendra vërehet edhe prezenca e kandidatëve për asamble komunale nga ky subjekt, të cilët po kërcënojnë dhe shantazhojnë qytetarët për ti votuar ata. PDK- dega Lipjan kërkon nga organet komeptente në përputhshmëri me ligjin të marrin masa për këto veprime antiligjore”, thuhet ne komunikatën e PDK.
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: